Ballina Kronika Itali: 13 vjeçari shqiptar vdes në gjumë, u gjet nga motra pa...

Itali: 13 vjeçari shqiptar vdes në gjumë, u gjet nga motra pa shenja jete

Një 13 vjeçar shqiptar raportohet se është gjetur pa shenja jete në dhomën e tij të gjumit.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në provincën e Traversetolos, në Parma të Italisë.

Siç raportojnë mediat italiane, ai u gjet pa shenja jete në shtrat, në dhomën e tij të gjumit nga motra.

Familja thirri menjëherë për ndihmë, por nuk mund të bëhej më asgjë për 13-vjeçarin, transmeton Klankosova.tv

Shkaku i vdekjes së të miturit shqiptar ende nuk dihet.

Kjo mbetet të vërtetohet nga autopsia e cila do t’i bëhet trupit të pajetë të viktimës.

Supozohet se kjo mund të jetë shkaktuar nga një arrest kardiak në gjumë, shkruajnë mediat italiane.