Ballina Kronika JA SI DUKET BMW-ja E VDEKJES PAS AKSIDENTIT AFËR PRESHEVËS! Emigrantë të...

JA SI DUKET BMW-ja E VDEKJES PAS AKSIDENTIT AFËR PRESHEVËS! Emigrantë të vdekur, mes të plagosurve ishte një FAMILJE E TËRË! (FOTO)

Në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi në afërsi të Preshevës, tre emigrantë kanë humbur jetën, ndërsa 12 persona janë lënduar, mes tyre edhe shoferi i cili është arrestuar pas aksidentit nën dyshimin për kontrabandë me njerëz. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 23, në rrugën ndërmjet fshatrave Aliđercë dhe Reljan, kur automjeti ka dalë nga rruga.

Në aksident humbën jetën tre persona, ndërsa 12 të tjerë u plagosën. Mes të plagosurve ishte edhe drejtuesi i mjetit, i cili përveç plagëve të marra, akuzohet edhe për kontrabandë me emigrantë. Katër persona të lënduar janë pranuar në Qendrën Shëndetësore të Vranjës; tre me lëndime të lehta janë liruar pas ndihmës së parë, ndërsa shoferi, po ashtu me lëndime të lehta, është mbajtur për operacion.

Gjithashtu, katër pacientë u transferuan nga Vranja në Qendrën Klinike Universitare të Nishit, duke përfshirë një fëmijë pesëmbëdhjetë vjeçar i cili u pranua për operacion. Në mesin e të plagosurve ishte një familje – baba, nënë dhe fëmijë, të cilët po ashtu u liruan nga spitali me lëndime të lehta. Pavarësisht se është arrestuar, drejtuesi i mjetit ka pësuar vetëm lëndime të lehta.

Arrestohet i dyshuari për kontrabandë me njerëz

Në Prokurorinë e Lartë Publike në Vranjë, është konfirmuar se shtetasi me inicialet R.R. nga fshati Crnotincë, i moshës 43 vjeçare, është ndaluar për vepër të rëndë kundër sigurisë së transportit publik dhe kontrabandës me njerëz.

I dyshuari me një veturë BMW ka qenë duke transportuar 14 migrantë të paligjshëm nga vendet afrikano-aziatike, kur për shkak të shpejtësisë së madhe ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga në afërsi të Aliđercit.

Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe do t`i dorëzohet Prokurorisë së Lartë Publike në Vranjë për veprat penale të rënda kundër sigurisë së komunikacionit publik, kalimit të paligjshëm të kufirit dhe kontrabandës me njerëz.

Hetimin e ka kryer prokurori publik kujdestar i Prokurorisë Themelore Publike në Vranjë, raporton RTS, transmetonTetova News.