Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari tashmë ka bërë të qartë se gjatë fundjavës pritet nënshkrimi i marrëveshjes për koalicionin me LEN-in.
Në tubimin në Tetovë, Taravari deklaroi se ky koalicion “do të sjell ndryshimin historik në Maqedoni”.
“Do të fitojmë me një diferencë të madhe dhe do të jemi përcaktues të Qeverisë së ardhshme. Kemi vetëm një kusht – integrimin europian të shqiptarëve”, tha Taravari.