Këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj ka hedhur akuza të rënda ndaj ish-politikanes njëherit moderatores, Grida Duma.
Zyberaj e ka quajtuar Dumën “shantazhuese dhe gjobëvënëse”, madje ia ka përmendur edhe një rast të vrasjes.
Ai ngrit pikëpyetjen, se mos vrasja e bankierit, Artan Stano ka të bëjë në mënyre direkte me të.
“Me kete seminarin frymezues qe po e mban Grida Duma ne Prishtine dhe nga ku do te ndaj eksperiencat e saj, do te kishte qene mire qe ajo te tregoj kush e ka frymezu Grida Dumen te behet shtanzhuese dhe gjobvenese”, shkroi ai në Facebook.
“Mos eshte valle vrasja bankierit Artan Santo, se “pista” qe ngriten mediat e Tiranes eshte se ajo ishte ne lidhje te fshehte dashurie me te“, tha Zyberaj.
Ai ka shkruar edhe për çmimin e seminarit të Dumës që pritet t’a mbajë në Kosovë, duke thënë se nuk e di çka mund t’i ofrojë ajo njerëzve.
Perndryshe nuk di qka tjeter nje deshtake si Grida Duma mund te ofroj njerzve te cilet paguajne 100 Euro per seminarin e saj.