Një 18-vjeçare ka ndërruar jetë në spital, pasi ka konsumuar lëndë helmuese, fostoksinë.
Policia bën me dije se viktimë është shtetasja me iniciale B. M., 18 vjeçe, banuese në fshatin Fiershegan në Fier.
E reja mësohet se ka ndërmarrë aktin e rëndë pas konflikteve që kishte me bashkëshortin e saj, shtetasin me iniciale E. D., 24 vjeç, ndaj të cilit Prokuroria ka nisur hetimet.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. D., 24 vjeç, banues në fshatin Çukas, pasi dyshohet se nga konfliktet e vazhueshme me bashkëshorten e tij, shtetasen B. M., 18 vjeçe, banuese në fshatin Fiershegan, ajo ka konsumuar lëndë helmuese (fotoksinë) dhe për pasojë ka humbur jetën, në spital, pasditen e djeshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.