Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Mynih në kuadër të Konferencës së Sigurisë ka zhvilluar një takim edhe me ish-Sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.
“Me miken e madhe të Shqipërisë dhe Kosovës, Sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton”, shkruan në një postim në Facebook Kryeministri Rama.
Ndërkohë kujtojmë se kryeministri Edi Rama ndodhet në Mynih prej ditës së djeshme, ku po merr pjesë në punimet e Konferencës së Sigurisë. Në ditën e dytë të qëndrimit në Gjermani kreu i qeverisë ka zhvilluar disa takime me zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian, por edhe politikanë nga vende të tjera.
Në rrjetet sociale, Kryeministri Rama ka ndarë pamje nga takimi me Sekretarin Parlamentar të Shtetit Gjerman, Niels Annen, si edhe me kryeministrin e North Rhine-Westphalia, Hendrik Wurst.
Gjatë ditës së parë ai u takua me zv/Presidentin e Komisionit Europian, Johannes Hahn, kryeministrin shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri, si dhe zhvilloi një vizitë në zyrat e kompanisë së rrjetit social TikTok.