Ballina Aktualitet Grubi: Ali Ahmeti politikan unik, si ai nuk ka as në Kosovë,...

Grubi: Ali Ahmeti politikan unik, si ai nuk ka as në Kosovë, as në Maqedoni dhe as në Shqipëri

Zëvendëskryeministri, Artan Grubi në “Personale” në RTV Dukagjini duke folur për të arriturat e BDI-së dhe realizimin e premtimit historik për kryeministrin shqiptar, tha se brenda partisë është biseduar dhe planifikuar që në pozitën e kryeministrit të parë shqiptar të emrohet kreu i integristëve, Ali Ahmeti.

Por megjithatë Grubi thotë se Ahmeti nuk ka pranuar dhe ka deklaruar se është misionar dhe jo funskionar.

Grubi tha se politikan si Ali Ahmeti është e pamundur të gjindet në Maqedoni, po edhe në Kosovë e Shqipëri.

“Është figurë interesante që unë nuk kam hasur të tillë as në Kosovë e as Shqipëri, as që bëhet fjalë Maqedoni. Kur u munduam tja propozojmë idenë, na tha, jam misionar, jo funksionar. Është I vetmi person në politikën kombëtare që I bën të tjerët kryeministra, presidenta, zëvendës kryeministra etj, e asnjëher vetveten, një të tillë të dytë nuk ka. Kur i erdhi moment ta kurorëzojë historinë e tij, ai refuzoi dhe emroi Talat Xhaferin, po aq meritor, ish komandant, ish kryeparlamentar, deputet, ish ministër i mbrojtjes”, deklaroi Grubi.

@tn.lajmelokale
@tetovanews