Ballina Argëtim Si ta kuptoni nëse po kërkoni shumë, apo po e kërkoni nga...

Si ta kuptoni nëse po kërkoni shumë, apo po e kërkoni nga personi i gabuar

Çdo grua ka dëshirat, vlerat dhe prioritetet e saj unike kur bëhet fjalë për të kërkuar një partner. Megjithatë, ka disa karakteristika të përgjithshme që shumë gra i vlerësojnë tek një partner. Më shpesh përmenden respekti, komunikimi, besueshmëria, ndjeshmëria, ndarja e vlerave dhe qëllimeve të ngjashme, sensualiteti dhe intimiteti, tërheqja fizike…

Simon Gilham TikToker britanik, megjithatë, ka rekomandime më specifike. Videot e tij përmbajnë mesazhe të destinuara për shikuesit që po kalojnë momente dhe emocione të vështira.

Këtu janë 10 fakte që, sipas Gilham, çdo grua duhet t’i dijë:

1. Atë që një njeri nuk do ta bëjë, një tjetër do ta bëjë.

2. Një burrë do të mashtrojë nëse do. Nuk është faji yt.

3. Ndaloni së pranuari “Unë jam ashtu siç jam”.

4. Një burrë do t’ju trajtojë në varësi të asaj se si ndihet për ju.

5. Kur të tregon se si ndihet për ty, besoje.

6. Burrat do të bëjnë gjithçka për gruan me të cilën duan të jenë.

7. Nuk ke nevojë t’i thuash një të rrituri se si të të dojë.

8. Nëse ai ju do aq sa pretendon, do ta tregojnë veprimet e tij.

9. Nuk ka asnjë shans të dytë. Burrat janë të vetëdijshëm për veprimet e tyre.

10. Mos kërkoni shumë. Thjesht po e kërkoni nga njeriu i gabuar. /vizionplus.tv