Ballina Argëtim Kuriozitete Zbulimi/ Homo Sapiens jetuan bashkë me Neandertalët 45 mijë vjet më parë

Zbulimi/ Homo Sapiens jetuan bashkë me Neandertalët 45 mijë vjet më parë

Homo Sapiens (pak a shumë njeriu i sotëm) kaloi alpet dhe u përhap me shpejtësi në të gjithë Evropën. Kjo ndodhi më shumë se 45 mijë vjet më parë duke arritur deri në Ishujt Britanikë. Ata bashkëjetuan për një kohë mjaft të gjatë me Neandertalët e lashtë të Europës që po zhdukeshin.

Kjo është ajo që del nga tre studime të reja të kryera duke analizuar artefakte guri pak të njohura, por edhe shqyrtimin e gjeneve në disa mbetje.

“Ajo që del nga këto studime është një prani mjaft e përhapur e Homo sapiens, edhe pse ndoshta në grupe të vogla dhe në mënyrë të fragmentuar. Ata ndodhen shumë përtej Evropës Jugore, madje deri në Gjermaninë e sotme dhe Ishujt Britanikë” – thotë Eugenia D’Atanasio.

Pyetja është a bashkëjetuan Homo sapiens dhe Neandertalët? Bashkëjetesa në Evropë midis Neandertalëve dhe Homo sapiensit ka qenë në qendër të interesit të paleoantropologëve për vite me radhë dhe një numër në rritje i studimeve, si në këtë rast, po tregojnë se bashkëjetesa e tyre dhe kalimet e mundshme sporadike mes të dyve, zgjati disa mijëra vjet.

Një konfirmim i mëtejshëm i kësaj jepet nga studimet që kanë analizuar një tipologji të artefakteve pak të njohura, të gjetura në zona të ndryshme të Evropës, përfshirë në disa ishuj britanikë, të cilat sipas studiuesve duhet të lidhen me sapiens.

Rezultatet vijnë veçanërisht nga analizat gjenetike të disa mbetjeve të gjetura në një shpellë afër Ranis, Gjermani, e cila u përdor për një kohë të gjatë, midis 45 mijë dhe 43 mijë vjet më parë. Sipas studimit të drejtuar nga Sarah Pederzani, mbetjet e Ranis demonstrojnë aftësinë e sapiens për t’u rezistuar edhe kushteve shumë të ftohta dhe për t’u përshtatur në mjedise veçanërisht të vështira.

“Të gjitha rezultatet që përforcojnë idenë e një mozaiku të popullatave dhe kulturave të ndryshme njerëzore të pranishme në Evropën e 45 mijë vjetëve më parë”, – shtoi D’Atanasio. /Marrë nga TgCom, LAPSI.al