Agoni për 13 minatorët që janë bllokuar prej 48 orësh në një minierë në Rusi.
Autoritetet ruse po punojnë për nxjerrjen e minatorëve, me famljarët e tyre që luten në Zot që minatorët të dalin shëndoshë e mirë.
13 minatorët u bllokuan dy ditë më parë në minierën e arit në rajonin Amur të Lindjes së Largët ruse pas rrëshkitjeve të dheut. Sipas përditësimeve të fundit nga autoritetet ruse në terren kanë shkuar rreth 200 specialistë nga ekipet shpëtuese për të bërë të mundur nxjerrjen e trupave nga miniera.
Mediat ruse raportojnë se deri me tani ekipet shpëtuese kanë arritir të largojnë një të tretën e dheut që ka zënë poshtë 13 minatorët.
“Operacionet e shpëtimit po vazhdojnë për të dytën ditë radhazi …Situata mbetet e vështirë”, shkroi në Telegram guvernatori rajonal Vasily Orlov, i cili ka qenë në vendin e aksidentit, duke theksuar se “ende nuk ka asnjë kontakt me minatorët e arit”./vizionplus.tv/