Personi i moshës jomadhore ka drejtuar një makinë dhe ka dalë nga rruga, më pas është përplasur në një mur
Katër persona të moshës jomadhore janë lënduar në aksidentin e mbrëmshëm
– Me datë 08.03.2024, në ora 20:30 është raportuar se në rrugën lokale Pallçishti i Poshtëm –Tetovë, automjeti “Peugeot” me targa të Tetovës, i drejtuar nga personi i moshës jomadhore nga fshati Pallçisht i Poshtëm, ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një mur. Në aksident lëndime të rënda kanë pësuar shoferi dhe një pasagjer i moshës jomadhore, ndërsa janë lënduar edhe dy pasagjerë të tjerë të moshës jomadhore të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës, njofton MPB në buletinin ditor.
Kontroll është kryer nga ekipi inspektues i SPB -Tetovë./TetovaNews
Video bonus: