Efektivët e policisë së SPB-Tetovë, dje (19-mars) rreth orës 20:40 në rrugën ,,Kiro Ristevski-Dërnc” në Tetovë, pas një urdhër-arresti me shkrim dhe me urdhër gjyqësor, kanë ndaluar 51-vjeçarin N.E. nga Tetova. Ai kërkohej të vuante dënimin me burg prej tre vjet e gjashtë muaj, për veprën e kryer penale ,,prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotropike dhe pararendësve”, vepër e dënueshme sipas nenit 215 të Kodit Penal. Menjëherë pas kësaj, personi është dorëzuar në Institucionin Ndëshkues Korrektues Penal-Idrizovë në Shkup për vuajtje të dënimit.
……
Dje (19-mars) rreth orës 13:20, efektivët e policisë të SPB-Tetovës kanë ndaluar 23-vjeçaren B.J. nga Tetova. Ajo me urdhër arrest qëndror dhe me urdhër gjykate ishte shpallur në kërkim për vuajtje të dënimit me burg prej një viti e gjashtë muaj, për veprën e kryer penale “vjedhje”, e dënueshme sipas nenit 235 të Kodit Penal. Më parë, B.J. ishte raportuar nga 30-vjeçari A.S. nga Tetova, se në shtëpinë e tij në këtë rrugë ajo kishte kryer vjedhje dhe kishte konfiskuar disa sende që më vonë iu gjetën dhe iu kthyen pronarit, ndërsa B.J. është dërguar dhe dorëzuar në Institucionin Ndëshkues Korrektues Penal Burgu-Idrizovë në Shkup për vuajtjen e dënimit.
…….
Zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamentit të Punëve të Brendshme Gostivar, dje (19-mars) rreth orës 11.00 kanë arrestuar 40-vjeçarin E.O. nga Raveni i Gostivarit, i cili më parë ishte raportuar nga 57-vjeçari Gj.J. se në rrugën ,,Majori Çede Filipovski” në Gostivar e ka sulmuar fizikisht. Sipas raportit, shkaku i sulmit ishte një keqkuptim në trafik. Çështja është duke u pastruar dhe dokumentuar.
……..
Gjashtëdhjetë e gjashtë vjeçari R.D. nga Nerashti i Tetovës, dje (19-mars) në orën 17:10 në SPB-Tetovë ka raportuar se rreth orës 16:30 para shtëpisë së tij për shkak të keqkuptimeve rreth parkimit të automjeteve të tyre, është sulmuar fizikisht nga fqinji i tij S.D. Çështja është duke u pastruar dhe dokumentuar.
…….
Dyzet e pesë vjeçari F.A. nga Reçica e Madhe e Tetovës, dje (19-mars) në orën 13:30 në SPB-Tetovë ka raportuar se rreth orës 11:30 pranë një shkolle të mesme të Tetovës, në të cilën mësonte djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga personi I.A. përndryshe baba i një shokut të klasës së tij. Sipas raportit, ai kishte pasur më parë keqkuptime verbale me djalin e sulmuesit dhe i njëjti e ishte kërcënuar atë me një mjet të mprehtë. Janë ndërmarrë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……
Dje (19-mars) në ora 15:20 personi I.Sh. (37) nga Kamnjani i Tetovës në SPB-Tetovë ka raportuar se rreth orës 14.00 në rrugën e ,,Ilindenit”, pranë një objekti hotelierik në Tetovë, ai dhe djali i tij janë sulmuar fizikisht nga dy persona që u kishin penguar rrugën atyre me makinë. Çështja është duke u pastruar dhe dokumentuar.
…….
Tridhjet e tre vjeçari I.I. nga Shiçkovica e Tetovës, dje (19-mars) në SPB-Tetovë ka raportuar se rreth orës 21.00 para një objekti hotelierik në rrugën ,,Iliria” në Tetovë është sulmuar fizikisht nga 33-vjeçari A.N. nga Falishi i Tetovës. Çështja është duke u pastruar dhe dokumentuar.
…….
Dje (19-mars) në orën 11:20 personi P.P. (61) nga Bërvenica e Tetovës në SPB-Tetovë ka raportuar se në rrugë “Vidoja Smilevski-Bato” është kafshuar nga një qen endacak.
……
Tridhjetë e gjashtë vjeçarja R.V. nga Tetova, dje (19-mars) në ora 21.45 në SPB-Tetovë ka raportuar se në rrugën ,,Lubo Bozhinovski-Pish” në Tetovë vajza e saj e mitur është kafshuar nga një qen endacak. …..