Pas eliminimit nga Euro 2020, më 2 korrik 2021 Toni Kroos shpalli lamtumirën e tij nga kombëtarja gjermane. Pastaj, me kalimin e kohës, gjërat ndryshuan. Ideja e tij ndryshoi.
Kështu, 990 ditë pas ndeshjes së tij të fundit, mesfushori i Realit të Madridit është rikthyer sot në stërvitje me Gjermaninë në kuadër të miqësoreve luksoze kundër Francës dhe Holandës dhe pothuajse me siguri do të jetë pjesë e grupit që do të ketë si objektiv triumfin final në Euro 2024:
“Mezi pres të marr pjesë në këtë garë. Nuk mendoj se kam diçka për të dëshmuar, kjo është ajo që ka rëndësi për mua.
Kur trajneri Nagelsmann më pyeti nëse do të doja të merrja pjesë në këtë turne, mendova menjëherë se sa mund ta ndihmoja kombëtares.
Ia bëra vetes këtë pyetje dhe iu përgjigja se mund ta ndihmoja. Kështu mendon edhe trajneri dhe prandaj ishte një vendim i marrë së bashku”.
Gjatë konferencës për shtypin, ish-mesfushori i Bayernit u pyet edhe për të ardhmen:
“Rinovimi me Realin? Nuk ka asnjë problem me klubin. Të shohim, do të flasim më shumë, do ta diskutojmë. Jam ende në fazën e vendimit. Jam prej një kohe të gjatë te Reali i Madridit, nuk mund të ketë asnjë problem mes nesh, të dyja palët janë shumë të qeta. Sezoni po shkon mirë. Ne do të gjejmë një zgjidhje të kënaqshme për të gjithë.”
Të grumbulluarit:
Portierë: Baumann, Leno, Neuer, Ter Stegen.
Mbrojtës: Anton, Beste, Henrichs, Kimmich, Koch, Mittelstadt, Raum, Rudiger, Tah.
Mesfushorët: Andrich, Fuhrich, Gross, Gundogan, Kroos, Musiala, Pavlovic, Ëirtz.
Sulmues: Beier, Fullkrug, Havertz, Muller, Undav.