Nga Elita Masha
Lamtumirë Tiku jonë i dashur ️
Sot u shua jeta e doktor Tefik Alili, kushuri i tim ati të cilin e thërrisnim daja Tik.
Jam e sigurtë që janë mijëra njerëz të cilët kanë degjuar fjalën tëndë inkurajuese plot humor :
“do jetë gjithçka në rregull loçka Tikit, pak do flesh dhe kur do zgjohesh gjithcka ka mbaruar”
Para çdo operacioni siç të kam dëgjuar dhe unë si mijëra të tjerë e duke shtrënguar duar për t’ju dhënë forcë dhe shpresë!
Na le të pikëlluar me dhimbje të madhe por me kujtime që ndjellin dashuri, tolerancë dhe admirim për shërbesë e pa lodhur me dekada në detyrën hyjnore të bluzë bardhit.
I bukur është kujtimi për ty, ashtu si imazhi yt plot shije dhe sjellje të një cavalieri të vërtetë!
Për të mundur pikëllimin kujtoj shumë çaste nga fëmijëria, turbulencat adoleshente, udhëtimet, festat, takimet te Bolero dhe Postojna gjatë kohës e cila sot duket si përrallë, por do veçoj një çast nga dita kur solla Nikin në jëte:
Ti ishe aty si gjithmonë për të më dhënë anestezionin… ashtu I qeshur plot jetë, une nuk kisha frikë fare. Ti ishe aty.
Kur gjithçka mbaroi, babi të thotë : e takove Anin? Cilin e sheh nëpër koridor me mantil ju jep nga 500 eu!
Tiku : hë mor lie ate muhabet, a i kanë ardh kësaj ato shoqet e Shipnis të dal mi ti gush ka pak ( gjoja si per Urime )
Plas nje e qeshur e tipit që vetëm ti dije ta nxisje.
Pastaj babi : heshtni mos boni keshtu se vjen dati Baz ai si ka çef keto të zgërdhejme, e folura jone tipike me aksent Zajazi, dinamike Tetove dhe finesë intelektuale.
Shpirti yt qoftë dritë
Prehu në paqe!
Paska ikur nga kjo botë anesteziologu Tefik Alili me asistimin mjekësor të të cilit solla në këtë botë djalin tim Jonin…
Human, i pakorruptuar, korrekt dhe profesional.
Shembull për gjeneratat e ardhshme në mjekësi!
E përjetuam me dhimbje të dy me bashkëshortin tim, na ktheu pas dhe na emocionoi
Mbaj mend që më tha “Gjyla jeni gruaja e parë që shkoni në sallë të operacionit duke qeshur ndërsa jeta juaj është në dorë të Zotit dhe dorën time”, e shikova përsëri duke qeshur dhe i thash “Unë i besoj Zotit bindshëm, por edhe juve bindshëm”, vazhdova e lumtur që do sillja një trashëgimtar.
Bashkëshorti i shqetësuar shumë, iu drejtua “Po ti çke? Ti nuk lind? Mos u mërzit kur ne nuk mërzitemi, e përqafoi dhe vazhduam të dy krenarë.
Eh doktor i dashur, më vjen keq që ike, të paktën kisha pasur dëshirë edhe njëherë të të takoja, por ja do takoheni në botën tjetër me Zotin!
Qofsh banor i parajës i nderuar doktor për mirësitë që ke bërë me kontributin tënd!
Ngushëllime familjes, miqëve dhe të gjithëve që u ka shërbyer.
Me dhimbje,
Gjyla Çeliku