Ballina Aktualitet Politikanët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut urojnë qytetarët për muajin e Ramazanit!...

Politikanët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut urojnë qytetarët për muajin e Ramazanit! (VIDEO+FOTO)

Krerët e partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, por edhe politikanët  etjerë kanë uruar besimtarët myslimanë për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Mesazhi i tyre është që gjatë këtij muaji të mbizotërojë toleranca dhe dashuria ndaj njëri-tjetrit.

Më poshtë ua sjellim urimet e tyre:

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidati për president në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut, Arben Taravari përmes një video ua uron besimtarëve myslimanë muajin e shenjtë të Ramazanit.

“Jemi në prag të muajit të Ramazanit. Ju uroj të gjithëve të keni agjërime të pranuara dhe të lehta. Ky muaj është muaji kur duhet të reflektojmë, të meditojmë dhe të mundohemi të jemi sa më të mirë me familjet tona, me shokët tanë, me miqtë tanë dhe me shoqërinë në përgjithësi. Ju uroj edhe një herë që të keni agjërime të lehta të pranuara dhe gjithashtu edhe falje dhe lutje të pranuara”, uron Taravari.

Kryetari i Lëvizjes BESA dhe i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami nëpërmjet një postimi në facebook ka uruar muajin e shenjtë të Ramazanit.

Të dashur vëllezër e motra, më lejoni t’ua uroj muajin e shenjtë të Ramazanit, muajin e devotshmërisë, harmonisë dhe mirëkuptimit njerëzor. Ky muaj le të shërbejë për më shumë dashuri, solidaritet dhe për paqe mes njëri-tjetrit. Agjërimi është adhurim që synon afrimitet mes njeriut dhe Zotit të gjithësisë, andaj le të jetë ky muaj reflektim i thellë i qenies sonë për paqe, ibadet dhe largim të dukurive negative.
Lutje dhe agjërim të pranuar.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar të gjithë besimtarët musliman me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Ahmeti në urimin e tij shkruan që ky muaj solidariteti le të shërbej për pastrim shpirtëror dhe thellim të respektit të ndërsjelltë.

Urimi i plotë:

Të nderuar besimtarë muslimanë,

Nesër fillon muaji i bekuar i Ramazanit, andaj dua të përcjell deri te të gjithë ju urimet e mia të sinqerta për agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara.

Ramazani është muaj i paqes, mëshirës dhe bamirësisë, andaj le të shfrytëzojmë begatitë dhe porosirë hyjnore që sjell në shërbim të pastrimit tonë shpirtëror dhe thellimit të respektit dhe solidaritetit mes njëri – tjetrit.

Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të gjitha familjet tuaja!

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti nëpërmjet një video ka uruar muajin e shenjtë tl Ramazanit.

“Muaji që reflekton sakrificën, devotshmërinë, triumfin e së mirës, mposhtjen e koprracisë, ku falja dhe dashuria ndaj njëri tjetrit është pasqyra më e bukur e mundëshme, ku lidhjet mes farefisit forcohen edhe më shumë”, thotë në urimin e tij Mexhiti.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela përmes një postimi ka uruar gjithë muslimanët për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit:

Postimi i plotë:

Të dashur bashkëkombas, besimtarë musliman
Bashkërisht po kalojmë shumë sfida e ndajmë shumë gëzime. Sonte hyjmë në muajin e shenjtë e të bekuar të Ramazanit, muajin e sakrificës dhe mëshirës, dashurisë e solidaritetit.
Uroj të keni agjërim të lehtë, lutje të pranuara dhe shpërblime e mirësi nga Zoti. Nga zemra ju dëshiroj të keni begati në sofrën e çdo familje dhe dashuri e harmoni në çdo shtëpi!
Zoti qoftë me të gjithë ne

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi ka uruar të gjithë besimtarët musliman për muajin e shenjtë të Ramazanit përmes një postimi në Facebook. Gashi shkruan se në këtë muaj vjen në shprehje dashuria dhe respekti për tjetrin.

“Ardhja e muajit të shenjtë të Ramazanit gjithnjë ka sjellë gëzim në zemrat dhe familjet e besimtarëve myslimanë. Rrjedhimisht, duke qenë në vigjilje të një Ramazani të ri, dëshiroj që të gjithë besimtarëve myslimanë t’ua uroj fillimin e agjërimit, duke u lutur që ky të jetë edhe agjërim nga fjalët e liga e sjelljet e padenja. Kundrejt angazhimit tonë publik, Ramazani na mëson të jemi të kujdesshëm në kritikat dhe vërejtjet tona, duke mos i lënduar zemrat e njerëzve, duke shfaqur gjithnjë empati, solidaritet, dashamirësi, dashuri e përzemërsi. Në këtë muaj vjen në shprehje edhe dashuria dhe respekti për tjetrin, ndërsa lartësimi shpirtëror është synimi më i lartë i besimtarëve agjërues”, ka shkruar Gashi.

Gashi lutet për një Ramazan të mbarë e për një agjërim të këndshëm, për të pritur ashtu një edhe Bajram festiv.


Gashi lutet për një Ramazan të mbarë e për një agjërim të këndshëm, për të pritur ashtu një edhe Bajram festiv.

Kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi-Zejd ka uruar besimtarët e fesë islame me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Rexhepi uron që ky muaj i mëshirës të sjell mirësi dhe begati në çdo familje.

Urimi i plotë:

“ Ju erdhi muaji Ramazan, muaji i bekuar. Zoti ua ka bekuar agjërimin në të. Gjatë tij hapen dyert e qiellit dhe mbyllen dyert e xhehenemit “

Më këto fjalë të bekuara nga Muhammedi a.s. uroj që agjërimi i Muajit të mëshirës, sakrificës, faljes dhe adhurimeva ndaj Zotit të Gjithëmëshirshëm, të sjell mirësi dhe begati në familjet e juaja.

Ministri i Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, Krenar Lloga ka uruar besimtarët e fesë islame për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Ai këtë urim e ka bërë nga Xhamia e Profetit Muhammed a.s në Medinë, teksa ka uruar agjërim të leht për të gjithë besimtarët.

Urimi i plotë:

Nga Xhamia e Profetit a.s. në Medine, ua uroj muajin e Ramazanit!

Agjërim të lehtë, lutje të pranuara, begati në çdo shtëpi dhe lumturi në zemrat tuaja.

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi përmes një postimi ka uruar gjithë myslimanët për fillimin e muajit të bekuar të Ramazanit.

Postimi i plotë i Artan Grubit:

Besimtarë të nderuar,
Në prag të fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit, uroj që begatitë dhe bekimet e tij shpirtërore të ndriçojnë vatrat e juaja familjare.
Le të shfrytëzojmë çdo çast të këtij muaji për të praktikuar vepra të mira në frymën e vlerave të larta njerëzore të paqes, respektit, mirësisë dhe bamirësisë.
Qofshin të pranuara ditët e agjërimit dhe të gjitha lutjet!
Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi ju!

Me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, kryetari Thaçi përmes një postimi në profilin e tij në rrjetet sociale uroi besimtarët e fesë Islame.

 

” Të nderuar besimtarë të fesë Islame,

Në vigjilje të muajit të Ramazanit uroj që agjërimi, lutjet dhe të gjitha adhurimet tuaja gjatë këtij muaji të shenjtë të jenë të pranuara, si dhe t’ju sjellë shëndet, paqe dhe harmoni në familjet tuaja. Le të jetë ky muaj edhe një mundësi më tepër për afrim me njëri-tjetrin për t’i kontribuar paqes e shëndetit të ndërsjellë dhe për të transmetuar mesazhe tolerance e mirëkuptimi. Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare t’ju uroj shëndet, mirëqenie dhe agjërim të lehtë në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit.” , ka shkruar kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi në rrjetet sociale.

Një urim për muajin e shenjtë të Ramazanit ka drejtuar edhe kryeministri i qeverisë teknike të RMV-së, Talat Xhaferi:

Të dashur qytetarë pjesëtarë të konfesionit islam, në vigjilje të fillimit të ditës së parë të Ramazanit të bekuar, uroj që të agjërojmë me lehtësi, të bëjmë lutje të sinqerta që burojnë nga zemra dhe që do i pranojë Zoti i madh. Me zemër të bardhë, me mendime të dëlira dhe zemërgjerë, të ndajmë bukën, lutjet dhe dashurinë për gjithë njerëzimin.
Për shumë vjet Ramazani!

Urimi nga Arjanit Hoxha, kryetar i Partisë Demokratike Evropiane

Urime fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Në këtë muaj të madh ku përmes sakrificës kuptojmë rëndësinë e tolerancës dhe përmbushjes tonë shpirtërore, i’u uroj të gjithëve agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara.

@tn.lajmelokale
@tetovanews