Ballina Sport Mediat britanike elozhe Anis Mehmetit

Mediat britanike elozhe Anis Mehmetit

Mediat britanike i kanë thurur elozhe 23-vjeçarit shqiptar Anis Mehmeti, i cili këtë javë shënoi një gol shumë të bukur kundër Ipsëichit, skuadër që renditet në vendin e dytë në Championship.

23-vjeçari shqiptar i dhuroi përkohësisht avantazhin Bristol Cityt në minutën e 54’, por ndeshja u mbyll 3-2 për vendasit e Ipsëichit.

“Kjo është pikërisht çfarë është i aftë të bëjë. Një inkursion i lavdishëm, pikërisht në stilin Mehmeti, i cili mori ëmbël topin dhe la pas dy mbrojtës brenda zonës kundërshtare. Edhe pse goditja e tij u devijua, ishte një finalizim i mrekullueshëm”, shkruajnë mediat britanike.

Ky ishte goli i dytë sezonal për të në divizionin e dytë të futbollit anglez. Mehmeti debutoi në marsin e vitit të kaluar me kombëtaren shqiptare, fanellën e së cilës e ka veshur tri herë deri tani.