Mide Ndreu, shqiptarja që vrau pronarin 68 vjeçar të shtëpisë ku punonte si pastruese në Itali, është dënuar me tetë vite burg.
Ajo ishte dënuar me 16 e gjysmë vite burg për vrasje me dashje të shkallës së parë në Novara, por vitin e kaluar gjykata e Apelit të Torinos njohu rrethanat e përgjithshme lehtësuese dhe atë specifike të provokimit, të mohuar në shkallë të parë, duke e ulur dënimin në tetë vite, raportojnë mediat italiane.
Ngjarja ndodhi në 24 nëntor 2021 pasi 68 vjeçari Antonio Amicucci e ngacmoi seksualisht. Ndreu ka marrë një thikë në kuzhinë dhe e goditi 13 herë, duke e lënë të vdekur në vend. Ajo rrëfeu në polici se e kishte kryer vrasjen për vetëmbrojtje.