Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu, nga Berlini, shprehi përkrahje të fuqishme për Arben Taravarin dhe VLEN-in për zgjedhjet e presidenciale dhe parlamentare.
Haxhiu, tha se pavarësisht që fizikisht kryeministri Kurti nuk ka mundur të jetë prezentë në Berlin, ju e dini, tha ajo, që “Koalicioni VLEN e ka mbështetjen e pa rezervë edhe të kryeministrit Kurti por edhe të gjithë Lëvizjes Vetëvendosje”.
“Për të ardhur deri tek fitorja na kanë mbetur edhe pak ditë. Që ta kemi fitoren në Maqedoninë e Veriut, ta kemi president Arben Taravarin, e poashtu një qeverisje që i shërben qytetarëve në Maqedoninë e Veriut”, deklaroi ministrja Albulena Haxhiu.
Ajo tha se është e bindur se si në Kosovë ku VV dëshmoi se ka pushtet i cili nuk i vjedh dhe dëmton qytetarët, ashtu edhe koalicioni VLEN do të jetë partnerë të tyre dhe se jo vetëm që do t’ju shërbejë qytetarëve të Maqedonisë, por edhe Mërgatës.
Haxhiu tha se ata si Vetëvendosje kanë nevojë për një front të përbashkët.
“Prandaj unë ju lus që të shkoni fizikisht që të votoni pro ama po ashtu ju lus që të mos shkoni vet t’i merrni vajzat, grat t’i merrni nënat sepse koalicioni VLEN ka nevojë për ju me qëllim që ju ta mëbshtesni tash e pastaj ata t’ju shërbejnë në vazhdimësi për shumë vite”, deklaroi Haxhiu.