Qendra për Kërkime Politike dhe Komunikim (CRPC) në bashkëpunim me Shoqatën për gazetari, informim, komunikim dhe shërbime të marketingut “Glas na vistinata” realizoj anketën e dytë në prag të zgjedhjeve parlamentare 2024.
Në pyetjen: Për cilën parti, apo koalicion do të votoni në zgjedhjet për deputet në Kuvendin e Maqedonisë, qytetarët u përgjigjën me sa vijon :
Për VMRO-DPMNE, votën e tyre do të jepnin 22,8% e të anketuarve, ndërsa për LSDM-në 16,3% e të anketuarve.
Në kampin politik shqiptar dallimi ndërmjet dy blloqeve është shumë i vogël.
Për koalicion e partive opozitare „VLEN“ do të kishin votuar 7,7% e të anketuarve, ndërsa për Frontin Evropian të udhëhequr nga BDI, votën e tyre do të jepnin 6,9% e qytetarëve të anketuarve.
Për partinë e Majta mbështetjen e tyre do ta kishin dhënë 3,9 e të anketuarve. Për Partinë ZNAM të Maksim Dimitrievskit do të votonin 3,2% e të anketuarve.
Poashtu, 17,6 % e qytetarëve nuk mbështesin asnjërën prej partive, ose nuk do dalin të votojnë. Ndërkaq 22,6 % nuk ka dhënë asnjë përgjigje.
CPRC sipas rezultateve ka bërë edhe simulimin e numrave të deputetëve:
Koalicioni i VMRO-DPMNE 48 deputetë
Koalicioni i LSDM 32 deputetë
Koalicioni VLEN 16 deputetë
Koalicioni Fronti Evropian 14 deputetë
E Majta 5 deputetë
ZNAM 5 deputetë
Anketa është realizuar përmes telefonit në periudhën prej 8 deri më 13 prill të këtij viti me 1210 të anketuar, të përzgjedhur sipas një metode të rastësishme.
Hulumtimi është realizuar në nivel të gjithë territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut , duke u kujdesur për kriteret si: përbërja etnike, numri i votuesve, dhe shpërndarja gjeografike.
Margjina e gabimit +/- 3,0%. Rezultatet e anketës së realizuar, së bashkë me analizën e të dhënave e gjeni në grafikën e mëposhtme dhe e njëjta është e disponueshme në platformën online të Qendrës për Kërkime Politike dhe Komunikim.(INA)
Anketa e CRPC: Davkova para Pendarovskit, Taravari dhe Osmani në një garë të ngushtë! (TABELA)
Qendra për Kërkime Politike dhe Komunikim – CRPC në bashkëpunim me Shoqatën për gazetari, informim, komunikim dhe shërbime të marketingut “Глас на вистината” realizoj anketën e dytë në prag të zgjedhjeve Presidenciale 2024, përcjell Kanal5.
Të pyetur: Për cilin kandidat do të votojnë në zgjedhjet presidenciale, qytetarët janë përgjigjur me sa vijon:
Për kandidaten e VMRO DPMNE Gordana Siljanovska Davkova do të votonin 20,4% e të anketuarve, ndërsa për konkurrentin e saj kryesor, presidentin aktual Stevo Pendarovski nga LSDM-ja, 16,8% e të anketuarve do të jepnin votën e tyre.
Në bllokun politik shqiptar, Arben Taravari nga koalicioni “VLEN”, sipas sondazhit është para Bujar Osmanit nga Fronti Evropian i udhëhequr nga BDI.
Kështu që, për Taravarin do të votonin 7.9% e qytetarëve të anketuar, ndërsa për Osmanin 6.9% e të anketuarve.
Për Maksim Dimitrievskin nga ZNAM do të votonin 2,7% e të anketuarve, ndërsa për Biljana Vankovskën nga Levica 2,6% . Për kandidatin Stevço Jakimovski nga GROM do të votonin 1,2% e të anketuarve.
Poashtu, 18.2% e qytetarëve nuk mbështesin asnjërin prej kandidatëve , ndërsa 23.2% nuk kanë dhënë asnjë përgjigje.
Anketa është realizuar përmes telefonit në periudhën prej 8 deri më 13 prill të këtij viti me 1210 të anketuar, të përzgjedhur sipas një metode të rastësishme.
Hulumtimi është realizuar në nivel të gjithë territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut , duke u kujdesur për kriteret si: përbërja etnike, numri i votuesve, dhe shpërndarja gjeografike. Margjina e gabimit +/- 3,0%. Rezultatet e anketës së realizuar, së bashkë me analizën e të dhënave e gjeni në grafikën e mëposhtme dhe e njëjta është e disponueshme në platformën online të Qendrës për Kërkime Politike dhe Komunikim. Anketat e CPRC u morën për bazë edhe nga agjencia e njohur evropiane e sondazheve Europe Elect. (INA)