Ballina Argëtim Kuriozitete Astronomët zbulojnë vrimën e dytë të zezë më të madhe në Rrugën...

Astronomët zbulojnë vrimën e dytë të zezë më të madhe në Rrugën e Qumështit

Astronomët kanë zbuluar një vrimë të zezë me një masë rreth 33 herë më të madhe se ajo e diellit tonë, e dyta më e madhe e zbuluar ndonjëherë në Rrugën e Qumështit.

Vrima e zezë “e re” është rreth 2000 vite dritë nga Toka – relativisht afër në terma kozmikë – në yjësinë Aquila dhe ka një yll shoqërues që rrotullohet rreth saj, thanë studiuesit të martën (4/16), shkruan Reuters.

“Kjo vrimë e zezë nuk është vetëm shumë masive, por është gjithashtu shumë e veçantë në shumë aspekte. Është me të vërtetë diçka që nuk e prisnim kurrë ta shihnim”, tha Pasquale Panuzzo, një inxhinier kërkimor në Observatorin e Parisit dhe autor kryesor i studimit të botuar në revistën Astronomy & Astrophysics. Vrima e zezë është emërtuar Gaia BH3.

Si u formua

Gaia BH3 ndoshta është formuar pas vdekjes së një ylli më shumë se 40 herë më i madh se masa e Diellit, thanë studiuesit.
Vrimat e zeza që vijnë nga kolapsi i një ylli të vetëm quhen vrima të zeza yjore. Gaia BH3 është vrima e zezë më e madhe e njohur yjore, sipas astronomit dhe bashkautorit të studimit Tsevi Mazeh nga Universiteti i Tel Avivit.

Ylli dhe shoqëruesi paraardhës

Ylli paraardhës i Gaias BH3 ishte i përbërë pothuajse tërësisht nga hidrogjen dhe helium dhe ishte formuar relativisht herët në historinë e universit – ndoshta 2 miliardë vjet pas Big Bengut.

Yllj shoqërues, po aq i vjetër, ka rreth 76% të masës së Diellit dhe është pak më i ftohtë, por rreth 10 herë më i ndritshëm. Ylli rrotullohet rreth vrimës së zezë në një orbitë eliptike në një distancë midis një AU (njësi astronomike, rreth 150 milion kilometra) dhe 29 AU. Në krahasim, Jupiteri rrotullohet rreth pesë AU nga Dielli dhe Neptuni rreth 30 AU./vizionplus.tv/