Një tjetër lajm i trishtë ka ardhur nga bota e futbollit, ku legjendat po largohen ga kjo botë njëri pas tjetrit.
Pas Franz Beckaenbauer, Gjermania ka humbur një tjetër legjendë të saj, bëhet fjalë për Bernd Holzenbein, i cili u nda nga jeta të hënën në mbrëmje në moshën 78-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë.
Holzenbein, i cili e kaloi shumicën e karrierës tek Eintrahti i Frankfurtit dhe është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për këtë skuadër në Bundesligës. Ai mbahet mend në histori për atë që ndodhi në Botërorin e 1974-ës, të zhvilluar në Gjermaninë Perëndimore.
Ai ishte futbollisti që ndërmori depërtimin nga mesi i fushës drejt zonës së Holandës, aty ku u pengua nga mbrojtja, duke fituar një 11-metërsh që shpesh është cilësuar si kontradiktor, por që i dha mundësi Pol Brajtnerit të tregohej i saktë nga pika e bardhë dhe të barazonte shifrat, teksa Gjermania Perëndimore vijoi të triumfonte 2-1 në finale, duke siguruar titullin e dytë të kampiones së botës.
Holzenbein, që e nisi karrierën me skuadrën e të rinjve të Frankfurtit në 1967-ën, luajti për 14 sezone në Bundesligë, aty ku zhvilloi 524 ndeshje dhe shënoi 212 gola, por dhe edhe 38 pasim për gol, ndërsa e mbylli karrierën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai fitoi 3 herë Kupën e Gjermanisë, por edhe trofeun e Kupës UEFA, (tanimë Ligës së Evropës), më 1980-ën me Eintrahtin e Frankfurtit.
Ai u tërhoq nga futbolli në 1983-shin, ndërsa luajti edhe 40 ndeshje me fanellën e përfaqësueses së Gjermanisë, duke shënuar 5 gola. Holzenbein mbajti në vijim poste drejtuese tek Frankfurti, deri në postin e zv/presidentit të klubit në 1988-ën, ndërsa nga 1994-ra, deri më 1996-ën, kreu edhe detyrën e trajnerit të skuadrës.