Agustin Kaza është 44-vjeçari shqiptar të cilit i është bërë atentat, ndërsa ka qenë duke konsumuar një kafe në Bruksel.
Mediat belge kanë nxjerrë pamjet nga momenti i atentatit ndaj 44-vjeçarit shqiptar, i cili është qëlluar me dy plumba në kokë. Pas atentatit autori është larguar nga vendngjarja me shpejtësi, ndërkohë që ende nuk ka detaje të identitetit të tij.
Mediat belge raportojnë se 44-vjeçari shqiptar aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Siç shihet edhe në video, autori afrohet qetësisht nga pas, kthehet nxjerr pistoletën nga xhepi dhe qëllon dy herë mbi 44-vjeçarin shqiptar.
Aktualisht janë ngritur grupet hetimore nga ana e autoriteteve belge, ku pistat kryesore janë për larje hesapesh mes grupeve të drogës.