Ballina Aktualitet Kosovës iu hap rruga për anëtarësim në Këshillin e Europës, Kurti: Sot...

Kosovës iu hap rruga për anëtarësim në Këshillin e Europës, Kurti: Sot është një ditë e madhe!

Pasi Kosova mori dritën jeshile për tu bërë anëtare e Këshillit të Europës, ka reaguar edhe kryeministri Albin Kurti.

Në një postim në Twitter, ai shkruan se kjo është një ditë e madhe për Kosovën.

Një ditë e madhe për Kosovën, voton në favor të aplikimit tonë për t’u bashkuar në Këshillin e Europës.

Ky është një miratim kumbues i rekordit të shtetit tonë për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit, duke e sjellë Republikën e Kosovës një hap më afër anëtarësimit të plotë”, shkruan Kurti.

Me 131 vota pro, 29 kundër dhe 11 absetnim, Kosova mori sot dritën jeshile për tu bërë anëtare e Këshillit të Evropës./vizionplus.tv