Ky që po i drejtohet fundit kanë mbetur dhe nëntë ndeshje deri në mbyllje nuk ka qenë një sezon i mirë, kolektivisht, për AlNasr, skuadra e Kristiano Ronaldos në Arabinë Saudite.
E eliminuar nga Liga e Kampioneve e Azisë dhe pothuajse pa asnjë shans për të fituar titullin në ligën saudite, Al-Nasr duket se do të fokusohet t’i japë një dorë yllit portugez. Kristiano Ronaldo vazhdon të shënojë pa u ndalur. Trigolëshi kundër Al-Tai (5-1) ai ka 33 gola dhe 11 asistime në 34 ndeshjet që ka luajtur këtë sezon në të gjitha garat e lejoi atë të zgjerojë legjendën e tij si golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit (882 gola) … dhe të distancohet në garën për golashënuesin më të mirë të Ligës Saudite.
Ish-lojtari i Realit të Madridit (26) është katër gola para Aleksandër Mitroviçit (22). Serbi u largua nga fusha i dëmtuar në fitoren e Al-Hilal ndaj Al-Shabab (3-4) dhe mund të mungojë për disa javë. Një pengesë që, e afron “CR7”-ën me një rekord të paprecedentë në historinë e futbollit: ai mund të bëhet lojtari i parë që do të bëhet golashënuesi më i mirë në Kategorinë e Parë në katër vende të ndryshme. Portugezi, në fakt, tashmë ka thyer një tjetër rekord të ngjashëm: ai është lojtari i vetëm në histori që është shpallur golashënuesi më i mirë në tre nga pesë ligat kryesore evropiane.
Ai u kurorëzua “Këpuca e Artë” në Premier Ligë (Angli) në sezonin 2007-2008 (31 gola), “Pichichi” në La Liga (Spanjë) në sezonet 2010-2011 (40), 2013-2014 (31) dhe 2014-2015 (48) dhe “Capocannoniere” në Serinë A (Itali) në sezonin 2020- 2021 (29) me Juventusin. Me përjashtim të ndonjë surprize, e njëjta gjë do të ndodhë edhe në Arabinë Saudite, që do ta bëjë atë të vetmin lojtar në histori si kryegolashënues në 4 kampionate të ndryshme.
Luis Suarez gjithashtu është shpallur golashënuesi më i mirë në 3 kampionate të ndryshme, Eredivisie (Holandë) në sezonin 2009- 2010, Premier (Liverpul), 2013- 2014 dhe në La Liga në sezonin 2015-2016 me Barcelonën. Dhe kini kujdes sepse ai kërcënon të përsërisë veten në SHBA në MLS League ku luan me Inter Majamin.
Një tripletë të tillë e ka realizuar edhe Robert Levandovski, i shpallur golashënuesi më i mirë në Poloni (Leh Poznan), Gjermani (Bajern Mynih) dhe Spanjë (Barcelona). Lista plotësohet edhe me emra të tjerë si Romario, Marsio Amorozo, Rud van Nistelroj, Soni Anderson, Langaro, Di Stefano. Por në listë ka dhe disa emra amë pak të njohur në futbollin ndërkombëtar. Përmendim këtu Sejdu Dumbia, i cili është shpallur golashënuesi më i mirë në Bregun e Fildishtë, Zvicër dhe në Rusi. Nemanja Nikoliç dhe Dejan Damjanoviç janë dy lojtarë të tjerë në këtë listë të veçantë.