Një vit më parë, pikërisht më datë 18 prill të vitit 2023, në Kopenhagë ndërroi jetë profesor Haki Bilalli. Profesori do të kujtohet gjithmonë nga komuniteti shqiptar, si një njeri i mirë, një profesionist në mësimdhënie për fëmijët shqiptarë në Danimarkë, mision të cilit ai i shërbeu edhe nëpërmjet të valëve të Radio Projekt 21 – Kopenhagë. Ai iu përkushtua familjes së tij, shokëve dhe miqve dhe la pas shumë kujtime të bukura për mbarë komunitetin shqiptar në Danimarkë.
Thuhet se njerëzit e mirë vuajnë shumë, tamam siç vuajti ai, nga një sëmundje e rëndë, me të cilën luftoi për një kohë të gjatë, por që nuk mundi ta mposhtë.
Humbja e tij pikëlloi njerëzit e tij më të dashur, por dhe të gjithë ne, duke na lënë në pikëllim.
Këto rrjeshta të hedhura këtu, janë një kujtim për Profesorin tonë të dashur e të shtrenjtë, mungesa e të cilit ndjehet sot njësoj si ditën e parë. Ne vazhdojmë ta mbajmë të pranishëm në përditshmërinë tonë, jo më fizikisht, por me mendimet e idetë e tija, që shpesh i sjellim në bisedat e takimet tona mes miqësh. Ai i kishte të gjitha virtytet, ishte i fjalës dhe i besës, i nderit dhe i dashurisë dhe si i tillë do ngelet gjithmonë në zemrat tona.
Në këtë përvjetor të vdekjes e kujtojmë me dashuri dhe përulje për kontributin e veçantë si arsimtar në mësimin plotësues të gjuhës shqipe, për fëmijët shqiptarë në Danimarkë – angazhim për të cilin i gjithë komuniteti i jemi gjithmonë mirënjohës.
Përjetësisht me Ty.
TË JETOSH NË MESIN E ATYRE QË LE PAS, DO TË THOTË TË MOS VDESËSH KURRË.
Në emër të komunitetit shqiptar në Danimarkë
I juaji nxënës,
Havzi Sulejmani – Xhaxhi
LEXO EDHE: