Ballina Bota Rajoni i kërcënuar nga lufta në Lindjen e Mesme, eksperti i marrëdhënieve...

Rajoni i kërcënuar nga lufta në Lindjen e Mesme, eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare: Situata do eskalojë

Lufta mes Iranit dhe Izraelit është një rrezik potencial jo vetëm në Lindjen e Mesme, por edhe për Rajonin.

Kështu është shprehur eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Mustafë Bajrami në studion e Quo Vadis në Vizion Plus me Pranvera Borakajn.

Sipas tij, konflikti mes tyre është i hapur që nga koha e perandorisë Osmane, ndërsa shton se kulmi i përplasjeve u arrit në vitit 1979.

Vendet e mëdha, siç janë SHBA apo ato të Europës, i tremben sipas Bajrami, një bashkimi të vendeve myslimane.

“Konflikti mes Iranit dhe Izraelit, apo Iranit dhe Arabisë Saudite nuk është konflikt që nis në 10 vitet e fundit, por një gjenezë pas shpërbërjes së perandorisë osmane, në 1979 arriti kulmin. Valët arabe të lindjes së mesme do i kaploj frika e një revolucioni ziraelit që do sillte probleme serioze në vendet e rajonit. Ky konflikt është përdorur nga fuqitë e mëdha. Për shkak të frikës së bashkimit të vendeve myslimane dhe për shkak të resurseve nëntokësore që kanë vendet e lindjes së mesme. Sulmi irania që u bë mbi Izraelin ishte përgjigja e parë e sulmit të fundit izraelit ndaj aleatëve të saj dhe ndaj konsullatës iraniane në Damask”, tha Bajrami.

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare deklaroi se situata në Lindjen e Mesme mund të eskalojë, teksa e quajti të frikshme deklaratën e Netanjahut për vijimin e sulmeve në Iran.

“Para dy ditësh, qeveria e Netanjahut në mbledhjen e qeverisë doli me deklaratë zyrtare se do sulmojë Iranin dhe do hakmerret ndaj sulmit që bëri. Ishte një deklaratë e frikshme për Rajonin. E frikshme ishte edhe për vendet aleate të Iranit që janë në mbështetje të tij. Situata do eskalojë, sepse janë edhe interesat ruse në Lindjen e Mesme”, tha ai.vizionplus.tv