Kancelari gjerman Olaf Scholz bëri sot postimin e tij të parë në TikTok, duke iu bashkuar klubit të politikanëve perëndimorë që kanë lënë mënjanë shqetësimet e sigurisë për të përdorur platformën në pronësi kineze.
“Unë nuk do të kërcej. Ju premtoj”, shkroi Scholtz në X.
Postimi i tij i parë në TikTok, të cilin ai e bëri nga llogaria e tij e re TeamBundeskanzler (Ekipi i Kancelarit), është një video me muzikë në sfond me fagot që tregon një çantë në një divan përpara se lentet të kalojnë te kancelari gjerman i ulur në tryezën e tij.
“Zyra Federale e Shtypit po zgjeron fushën e informacionit të saj për qytetarët që po përdorin gjithnjë e më shumë TikTok për të mësuar dhe diskutuar politikën”, tha një deklaratë nga zëdhënësi i qeverisë Stephen Hebstreit.
Prania e Scholz në TikTok ka për qëllim kryesisht të rinjtë, sipas njoftimit.
Deri në orët e vona të mëngjesit të sotëm, llogaria e Scholz kishte 615 ndjekës, shumë larg nga 411,000 më shumë që ka partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD), e cila është shumë aktive në platformë. /vizionplus.tv