Vrasja e 43-vjeçares në Pejë, nis takimi i këshillit ndërministror
Ka nisur takimi i këshillit ndërministror i thirrur nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu pas vrasjes së gruas në Pejë nga burri i saj.
Ky takim po mbahet i mbyllur për media, ndërsa pas tij do të mblidhen edhe krerët e institucioneve të sigurisë dhe të drejtësisë.
Vrasja në Pejë ka ndodhur vetëm katër ditë nga vrasja në Ferizaj, ku po ashtu u vra një grua nga ish-bashkëshorti i saj.
Ministrja Haxhiu në nisje të takimit ka thënë se do të angazhohet për përmirësimin e gjendjes duke pasur parasysh se është edhe koordinatore për dhunën në familje dhe në baza gjinore.
Haxhiu po zhvillon këtë takim me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kryesuesin e Këshillave, kryeprokurorin dhe drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.
Haxhiu pas rastit të vrasjes në Pejë tha se situata është bërë alarmante.
“Në mëngjesin e sotëm edhe një grua u vra nga burri në Pejë, vetëm 4 ditë nga vrasja e një gruaje po ashtu nga burri në Ferizaj. Kjo është shumë e rëndë. Është tronditëse. Është dhimbje e madhe. Është e patolerueshme. Për këtë gjë sot kam ftuar në takim ministrin e Punëve të Brendshme, kryesuesit e këshillave, u.d Kryeprokurorin dhe Drejtorin e Policisë së Kosovës dhe po ashtu në një takim tjerër edhe mbledhjen e grupit ndërministror”, tha ajo.
Ajo tha se dhunuesit shpesherë kanë kryer vrasje për shkak të mosndëshkimit adekuat.
“Nuk ka rrugë tjetër pos si institucione të Republikës së Kosovës të luftojmë pa kompromis këto fenomene. Pavarësisht përkushtimit, masave të ndërmarra, fushatave të iniciuara me qëllim pikërisht barazinë gjinore, vrasjet ndaj grave po vazhdojnë. Shpeshherë dhunuesit janë bërë vrasës pikërisht për shkak të mosndëshkimit adekuat nga institucionet përkatëse”, tha ajo.
Haxhiu tutje e ka quajtur fenomen vrasjen e grave nga burrat, duke theksuar se shteti nuk do ta tolerojë asnjë lloj dhune të burrit ndaj grave.
“Vrasjet ndaj grave në Republikën e Kosovës janë bërë fenomen që tejkalon çdo shqetësim. Nuk mund të presim emancipimin e askujt derisa të bëhen të vetëdijshëm për barazinë mes burrit dhe gruas. Asnjë qytetar nuk është mbi dikë tjetër, askush nuk është pronë e askujt. Gruaja dhe burri janë të barabartë. Dhe si shtet nuk do të tolerojmë asnjë lloj dhune të burrit ndaj gruas”, tha ajo.
Sot, një grua 43-vjeçare është vrarë nga bashkëshorti i saj, i cili ishte dënuar më parë për dhunë në familje.
Tani të tre fëmijët e tyre janë në kujdesin e familjarëve të tyre ndërsa i dyshuari është në mbajtje për 48 orë.
Prokurori e ka cilësuar vrasjen si makabre, por për shkak të ndjeshmërisë së rastit, nuk ka dhënë më shumë detaje.
Krimi që tronditi Pejën: Identifikohet gruaja që u vra nga bashkëshorti i saj
Gjyljeta Ukella, një punëtore shëndetësore në Pejë, është gruaja e cila u vra sot me armë zjarri nga bashkëshorti i saj.
Vrasja që tronditi Pejën ndodhi në orët e mëngjesit të sotëm në banesën e çiftit, në qendër të Pejës.
I dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës, tha zëdhënësi i policisë Driton Rugova.
“Sot rreth orës 08:15, Policia është informuar se në rrugen Bill Clinton në Pejë, ka ndodhur një rast, Policia menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjës gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilet kanë konstatuar vdekjen e viktimës ( femër), i dyshuari këtij rasti është arrestuar dhe ndodhet ne objektet e Stacionit Policor në Pejë”, tha Rugova.
Prokuroria e Pejës tha se Kryeprokurori i Pejës dhe prokurori i Krimeve të Rënda ndodhen në vendin e ngjarjes.
Trupi i pajetë i viktimës nuk është tërhequr ende nga vendi i ngjarjes, tha zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi. /Paparaci.com
Gruaja që u vra sot në Pejë ishte punonjëse shëndetësore
Mëngjesin e sotëm i dyshuari Edmond Lajqi e ka privuar nga jeta gruan e tij Gjyljeta Ukellën në Pejë.
Rreth rastit ka reaguar Drejtoria e Shëndëtësisë dhe Mirëqenies Sociale në Pejë, pasi viktima ishte e punësuar aty për dy dekada si asistente e stomatologut në Poliklinikën Stomatologjike në Pejë.
“Të tronditur thellë nga vrasja makabre e koleges tonë,punëntores shëndetësore te stomatologjisë të ndjerës Gjyljeta Ukella. Do të mbetet ne kujtimet e secilit koleg për punën dhe dhe urtësinë që e ka karakterizu përsonalitetin e Gjyljetes. U prehshë në parajsë!” u shprehën nga kjo drejtori.
Presidentja reagon ashpër pas vrasjes së gruas në Pejë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dënuar vrasjen e fundit të një gruaje në Pejë.
Gjatë një fjalimi në hotelin Emerald në Prishtinë, ku po merr pjesë në iniciativën ‘Thinking of You’, ajo ka theksuar se mënyra e vetme për ta ndalur këtë fenomen të tmerrshëm është të rizgjohemi të gjithë si shoqëri, si shtet e si komb.
“Fatkeqësisht, sot të gjithë jemi zgjuar në mëngjes me lajmin e tmerrshëm për vrasjen edhe të një gruaje nga bashkëshorti i saj. Ky fenomen i tmerrshëm që po e plagos shoqërinë dhe shtetin tonë, ky femicid i cili për fat të keq ka marrë përmasa të jashtëzakonshme, duhet të ndalet me çdo kusht. Dhe, mënyra e vetme për ta ndaluar atë është në qoftë se rizgjohemi të gjithë si shoqëri, si shtet, e si komb. Rizgjohemi sërish në këmbë kundër këtij fenomeni sepse nuk jemi jetë vajzash e grash për të humbur”, ka deklaruar Osmani.
Presidentja ka thënë gjithashtu se kjo ngjarje ndodhi një ditë pas nisjes së edicionit të dytë të Forumit për Gratë, Paqe dhe Siguri, ku është diskutuar për dhunën ndaj grave.
“Ju bëj thirrje të gjithëve, aktivistë të shoqërisë civile, institucione të sigurisë e drejtësisë, qytetarë, gra e burra bashkë që të ndalim një herë e përgjithmonë dhunën mbi bazë gjinore, që po e njollos shtetin tonë dhe mund ta shkatërrojë atë përbrenda”, ka shtuar Osmani.
400 euro gjobë: I dyshuari për vrasjen në Pejë është i dënuar për një rast të dhunës në familje
Edmond Lajqi, një burrë nga Peja, dyshohet se e vrau sot gruan e tij Gjyljeta Ukellën.
Siç ka raportuar sot Klan Kosova, Lajqi është denoncuar dhe gjykuar për një rast të dhunës në familje në të kaluarën.
I dyshuari, ishte shpallur fajtor dhe ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Pejë për dhunë në familje.
Lajqi, në vitin 2021 ishte dënuar me 400 euro.
Trupi i gruas së vrarë në Pejë dërgohet për autopsi
Gjyljeta Ukella mbeti e vrarë mëngjesin e së martës në Pejë, nga i dyshuari burri i saj Edmond Lajqi.
Trupi i viktimës kishte qëndruar disa orë në vend ngjarje, derisa tani është tërhequr.
Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi ka konfirmuar se trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Prokurori është në vend të ngjarjes, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML me urdhër të prokurorit, personi është arrestuar, iu ka sekuestruar arma”, tha Nikçi.
I dyshuari për vrasjen e gruas tashmë është brenda stacionit policor në Pejë.
Vrasja e gruas në Pejë, Haxhiu thërret një takim urgjent me Sveçlën e Kelmendin
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas rastit tragjik që ndodhi në Pejë, ku bashkëshorti dyshohet se vrau gruan e tij.
Haxhiu në një reagim në Facebook, ka shkruar se kjo është shumë e rëndë dhe e pa tolerueshme.
Ministrja bëri të ditur se pas këtij rasti, ka ftuar sot në takim ministrin e Punëve të Brendshme, kryesuesit e këshillave, u.d Kryeprokurorin dhe Drejtorin e Policisë së Kosovës dhe po ashtu në një takim tjetër edhe mbledhjen e grupit ndërministror.
“Nuk ka rrugë tjetër pos si institucione të Republikës së Kosovës të luftojmë pa kompromis këto fenomene. Pavarësisht përkushtimit, masave të ndërmarra, fushatave të iniciuara me qëllim pikërisht barazinë gjinore, vrasjet ndaj grave po vazhdojnë”, ka deklaruar ministrja.
Njoftimi i plotë:
Në mëngjesin e sotëm edhe një grua u vra nga burri në Pejë, vetëm 4 ditë nga vrasja e një gruaje po ashtu nga burri në Ferizaj. Kjo është shumë e rëndë. Është tronditëse. Është dhimbje e madhe. Është e patolerueshme.
Për këtë gjë sot kam ftuar në takim ministrin e Punëve të Brendshme, kryesuesit e këshillave, u.d Kryeprokurorin dhe Drejtorin e Policisë së Kosovës dhe po ashtu në një takim tjetër edhe mbledhjen e grupit ndërministror.
Nuk ka rrugë tjetër pos si institucione të Republikës së Kosovës të luftojmë pa kompromis këto fenomene.
Pavarësisht përkushtimit, masave të ndërmarra, fushatave të iniciuara me qëllim pikërisht barazinë gjinore, vrasjet ndaj grave po vazhdojnë.
Shpeshherë dhunuesit janë bërë vrasës pikërisht për shkak të mosndëshkimit adekuat nga institucionet përkatëse.
Vrasjet ndaj grave në Republikën e Kosovës janë bërë fenomen që tejkalon çdo shqetësim. Nuk mund të presim emancipimin e askujt derisa të bëhen të vetëdijshëm për barazinë mes burrit dhe gruas. Asnjë qytetar nuk është mbi dikë tjetër, askush nuk është pronë e askujt. Gruaja dhe burri janë të barabartë. Dhe si shtet nuk do të tolerojmë asnjë lloj dhune të burrit ndaj gruas.
Konjufca pas vrasjes në Pejë: Urgjentisht të konsolidohen mekanizmat e drejtësisë që të mos ndodhin këto raste
Kreytari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka reaguar ndaj ngjarjes që tronditi gjithë vendin këtë mëngjes.
Kryekuvendari i cili po merr pjesë në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili nisi fjalimin e tij me këtë ngjarje, tha se shumica e rasteve po ndodhin nga personat që kanë të kaluara kriminale dhe se sistemi i drejtësisë i ka liruar.
“Vërtet sot u zgjuam me një lajm të trishtueshëm. Vrasje edhe një grua tjetër në qytetin e Pejës pas asaj që ndodhi në qytetin e Ferizajt ku një grua u vra nga bashkëshorti i saj. Ajo çka është urgjente është konsolidimi i mekanizmave të drejtësisë që raste të tjera mos të ndodhin. Shumica e rasteve që po ndodhin është nga personat që edhe më herët kanë pas raste e shkelje të rënda” u shpreh Konjufca.
Një minutë heshtje, është mbajtur në fillim të Forumit për Gratë, pas vrasjes së gruas në Pejë.
Vrasja e gruas në Pejë, prokurori Qavolli: Bëhet fjalë për një vrasje makabre
Prokurori i Krimeve të Rënda në Pejë, Ersan Qavolli tha se një vrasje makabre ka ndodhur sot në qytetin e Pejës, derisa foli para mediave pas ekzaminimeve të kryera në vendin ku u vra sot Gjyljeta Mushkolaj.
Mushkolaj u ekzekutua në banesën e saj nga bashkëshorti Edmond Lajqi. Çifti jetonin bashkë në banesën ku u krye krimi.
Në një deklaratë për media, Qavolli tha se i dyshuari, bashkëshorti i viktimës është ndaluar për 48 orë, gjersa i njëjti ka një aktgjykim për dhunë në familje gjatë vitit 2022.
“Menjëherë e kemi nxjerr të kaluarën kriminale…. Kemi informata se i njëjti kishte edhe më herët një aktgjykim për dhunë në familje gjatë vitit 2022”, tha ai.
Për shkak të ndjeshmërisë së rastit, prokurori i rastit tha se nuk mund të japë detaje tjera.
“Bëhet fjalë për një vrasje makabre në qytetin e Pejës. Është sekuestruar arma me të cilën dyshohet se është kryera vepra penale dhe i pandehuri është ndaluar për 48 orë”, tha ai.
Prokurori tutje bëri të ditur se trupi i pajetë do të dërgohet për obduksion.
Familjarja e gruas që u vra në Pejë: “Edin e dashurove me shpirt e me të metat e tij, familjen e mbrojte”
Ngushëllime e fjalë prekëse të shumta i kushtohen sot, Gjyljeta Ukellit, gruas që mbeti e vrarë nga bashkëshorti i saj në Pejë.
Një e afërme e saj së fundmi ka shkruar disa rreshta për të duke kujtuar momentet me të dashura me të.
“Lamtumire Dud ‘kështu te thërrisja prej dashnisë Gjyljeta Ukella, nuk te pata kunat por të desha si një motër të vogël, pastaj te pata edhe motër edhe shoqe, lamtumire Gjyljeta e bukur, ishe femër e rralle dhe shume e zonja” shkroi e afërmja e viktimës.
Mes rreshtave ajo tregoi edhe lidhjen e viktimës me tashmë të dyshuarin për vrasje, burrin saj ku i përmend edhe sakrificat e saj.
“Edin e dashurove me shpirt me te gjitha te metat e tij , familjen e mbrojte nga vuajtja çdo herë , sakrificat dhe vuajtjet i more me vete, por pse ta mori jeten Edi qe aq shume e mbrojte dhe e dashte , por Gjyljeta ndoshta mendoj qe vuajtjet tua u mbyllen , tani pusho e qetë.
“Ka qenë narkoman”, vëllai i gruas së vrarë tregon detaje të reja
Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në Pejë. Burri ka vrarë gruan e tij në banesën e tyre.
Gazeta Insajderi po qëndron të familja e gruas së vrarë, Gjyljeta Ukellës. Nga atje për rastin ka folur vëllai i viktimës.
Ai tha se i dyshuari për vrasje, bashkëshorti i saj ka qenë në depresion.
Sipas tij i Edmond Lajqi ka probleme edhe lëndët narkotike.
“Hala se dim çka ka ndodh, a është dorëzuar dorasi në polici. Dhandrri u kanë në depresion. Me aq sa kemi njohuri dhune fizike nuk ka pas. Mbi 4-5 herë e ka denoncuar. Dhune psiqike ka pas. Ka qenë narkoman”, tha ai.
“Kishte edhe më herët një aktgjykim për dhunë në familje”- Flet prokurori nga Peja e quan vrasje makaber
Ndryshe Prokurori i Krimeve të Rënda në Pejë, Ersan Qavolli tha se një vrasje makabre ka ndodhur sot në qytetin e Pejës, derisa foli para mediave pas ekzaminimeve të kryera në vendin ku u vra sot Gjyljeta Ukella.
Ukella u ekzekutua në banesën e saj nga bashkëshorti Edmond Lajqi. Çifti jetonin bashkë në banesën ku u krye krimi.
Në një deklaratë për media, Qavolli tha se i dyshuari, bashkëshorti i viktimës është ndaluar për 48 orë, gjersa i njëjti ka një aktgjykim për dhunë në familje gjatë vitit 2022.
“E dashurove me shpirt”, reagon e afërmja e gruas që u vra në Pejë
Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në Pejë. Burri ka vrarë gruan e tij në banesën e tyre. Për rastin ka reaguar edhe një afërme e saj,
Dardane Balaj, në një postim në “Facebook” , ka kujtuar viktimën me fjalë prekëse.
“Lamtumire Dud ‘kështu te thërrisja prej dashnisë Gjyljeta Ukella, nuk te pata kunat por të desha si një motër të vogël, pastaj te pata edhe motër edhe shoqe, lamtumire Gjyljeta e bukur, ishe femër e rralle dhe shume e zonja”, shkroi e afërmja e viktimës.
Ajo tregoi edhe lidhjen e viktimës me tashmë të dyshuarin për vrasje, burrin saj.
“Edin e dashurove me shpirt me te gjitha te metat e tij , familjen e mbrojte nga vuajtja çdo herë, sakrificat dhe vuajtjet i more me vete, por pse ta mori jeten Edi qe aq shume e mbrojte dhe e dashte, por Gjyljeta ndoshta mendoj qe vuajtjet tua u mbyllen, tani pusho e qetë”, tha Balaj.
Policia po interviston të dyshuarin dhe familjarët – Detaje të reja rreth vrasjes së gruas në Pejë
“E vrava gruan”, ishin fjalët e para që dyshohet se Edmond Lajqi, u tha policëve në stacionin policor në Pejë, mëngjesin e së martës.
Ai dyshohet se rreth orës 08:15 të mëngjesit në banesën e tyre, vrau me armë zjarri gruan e tij, Gjyljeta Ukella.
Lajqi u vetëdorëzua në polici, derisa vendit iu shtua edhe një grua viktimë e burrit të saj.
Gazeta Insajderi ka raportuar që nga mëngjesi për këtë ngjarje të rëndë që tronditi vendin.
Aktualisht, sic mëson Insajderi, i dyshuari Edmond Lajqi, gjendet në stacionin e Policisë në Pejë dhe po intervistohet nga zyrtarët hetues dhe prokurori i rastit.
Po ashtu, përveç Lajqit, janë duke u intervistuar edhe familjarët e tij dhe të viktimës, për të hetuar në detaje mbi motivet që mund ta ketë çuar ta kryej krimin.
Pas disa orësh pritet që Prokuroria e Pejës të dalë në konferencë për media për të shpalosur të gjeturat e tyre të deritashme mbi motivin dhe rrethanat që cuan në vrasjen e Gjyljeta Ukellës.
Krimi dyshohet se ndodhi në banesën e tyre, në qendër të qytetit të Pejës.
Kjo u konfirmua për Gazeta Insajderi nga zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikqi.
“Kryeprokurori dhe prokuroret janë në vendin e ngjarjes ku dyshohet se ka ndodhur një rast i vrasjes në qendër të qytetit në një banesë. Dyshohet se bashkëshorti ka vrarë gruan e tij. Personi i dyshuar është arrestuar nga policia dhe i është konfiskuar arma. Jemi duke pritur Institutin e Mjekësisë Ligjore që ta tërheq trupin”, ka thënë Nikçi.
“Kishte edhe më herët një aktgjykim për dhunë në familje”- Flet prokurori nga Peja e quan vrasje makaber
Gruaja që u vra nga burri i saj kishte tre fëmijë me të.
Deri më tani nuk dihen motivet e kryerjes së këtij akti të rëndë kriminal.
Por, i dyshuari Edmond Lajqi, raportohet se ka të kaluar kriminale.
Dyshohet se në vitin 2021 ishte i dënuar për dhunë në familje.
Dënimi ndaj tij ishte qesharak. Lajqi u dënua me vetëm 400 euro gjobë.
Derisa, reagimet janë të mëdha. Sidomos thirrje për mbrojtje të grave.
Burri vret gruan në Pejë, prokuroria jep detaje ku ndodhi krimi
Kjo pasi që numri i viktimave gra burrat e tyre është në rritje.
Po ashtu, në shumicën e rasteve, viktimat i kanë raportuar në organet shtetërore, dhunën dhe maltretimet nga ana e bashkëshortëve të tyre. Dhe se shteti po vazhdon që të dështojë për t’u ofruar siguri grave të dhunuara fizikisht nga bashkëshortët. Rrjedhimisht, përfundimi i rasteve me fatalitet – sikur ky i sotmi – po shihet dukuri shqetësuese dhe në rritje.
/Insajderi.org/
“Vështirë të flitet për dhimbjen”, Muhaxheri reagon për vrasjen e gruas në Pejë
Një vrasje e rëndë ka ndodhur në qendër të Pejës. Një grua u vra me armë zjarri nga bashkëshorti i saj.
Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka reaguar pas kësaj duke thënë se qyteti po përjeton trishtim nga kjo.
“Ditë e trishtë sot. Vështirë të flitet për dhimbjen dhe trishtimin që po përjeton qyteti ynë në këtë moment të zymtë. Në këto çaste, ne duhet të qëndrojmë bashkë dhe të kërkojmë drejtësi për viktimën. Nuk ka vend për dhunë në shoqërinë tonë, sepse dhuna është një përpjekje e dëshpëruar për të zëvendësuar autoritetin e humbur”, ka shkruar ai.
Ai ka bërë thirrje që të punohet për një shoqëri në të cilën njerëzit jetojnë në paqe.
“Le të punojmë së bashku për një shoqëri në të cilën njerëzit jetojnë në paqe dhe kanë respekt e dashuri për njëri tjetrin. Ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerës të kësaj ngjarjeje tragjike, Gjyljeta Ukella, e cila për dy dekada shërbeu si asistente e stomatologut në Poliklinikën Stomatologjike në Pejë”, ka shkruar Muhaxheri.