Një vajzë 13-vjeçare akuzohet për vrasjen e nënës së saj.
Ngjarja ka ndodhur në Pensilvani pas një debati per telefonin, njoftoi policia.
Departamenti i Policisë së qytetit Wilkes-Barre tha se oficerët u thirrën në vendin e ngjarjes rreth orës 12:30 të së premtes.
Efektivët që mbërritën në vendngjarje gjetën një grua 44-vjeçare me plagë të dukshme në pjesën e sipërme dhe në kokë. Ata gjetën edhe një person tjetër me plagë me thikë dhe 13-vjeçaren, e cila u ndalua.
Fëmija u akuzua si e rritur dhe u burgos. Ajo përballet me akuza për vrasje dhe sulm të rëndë.
Disa media lokale raportuan se vajza 13-vjeçare në këtë rast kishte goditur me thikë nënën e saj pas një debati.
“Unë jam arsyeja pse nëna ime ka vdekur,” thotë adoleshentja
Ndërsa ishte në paraburgim, fëmija i tha policisë: “Unë nuk e kam telefonin tim sepse mamaja ime e mori atë përpara përleshjes sonë” dhe “Unë jam arsyeja pse mamaja ime ka vdekur,” raportoi WBRE/WYOU.
Policia tha se zyra e mjekësisë ligjore konstatoi vdekjen e nënës në vendngjarje dhe pritet autopsia.
WNEP raportoi se një djalë 11-vjeçar në shtëpi u gjet gjithashtu me plagë me thikë, por është jashtë rrezikut për jetën.
Adoleshentja i tha policisë se ajo e hodhi thikën e përdorur në krim drejt shtëpisë së një fqinji.