Në një intervistë për PortaliX kreu i Bashkimit Demokratik Ali Ahmeti flet për legjitimetetin e shumicës së re parlamentare, planet e BDI-së për të dalë në protesta, për Izet Mexhitin dhe tema të tjera lidhur me forminin e Qeverisë.
“Shqiptarët që s’kanë legjitimitet do të jenë pjesë e Qeverisë” kështu u përgjigj kreu i BDI-së Ali Ahmeti më pyetjen se a do të jenë të përfaqësuar shqiptarët në shumicën e re parlamentare.
Në pyetjen se përse “Vlen” nuk e ka legjitimitetin kur koalicioni përbëhet nga shqiptarë, Ahmeti u përgjigj: “Kush ka thënë që nuk janë shqiptarë? Por çfarë shqiptarë se? Ai shtoi se ky është një gabim i cili do të shëndërrohet në lëvizje kombëtare që nuk përjashton mundësinë për të dalë në rrugë për të protestuar.
“Një votë më pak ta kishim, asnjëherë nuk do të reagonim, do ta respektonim atë një votë më pak që do ta kishim pasur”, tha Ahmeti.
Ai poashtu foli edhe për Izet Mexhitin duke thënë se as nuk e ka nën vlersuar e as nënçmuar.
“Këtë ëndërr nuk e kanë realizuar por shumë e kanë pritur që të më çojnë në opozitë. Unë nuk jam humbës, unë jam fitimtarë. Gazetari: Mirëpo në opozitë me shumë gjasa? Ahmeti: Jo aspak nuk më lëndon mua kjo sitiuatë në të cilën ndodhemi që ju po thoni se jeni në opozitë. Gazetari: Unë po flas për një gjë faktike. Ahmeti: Unë kam thënë që jam kryengritës e jo puthadorë”.
Ai shtoi se Mexhiti ka qenë anëtarë në BDI ka qenë 22 vite.
“Unë kam thënë 100 herë dhe e përsëris se kur pështyen përpjetë të vjen pështyma të bjen në fytyrë. S’kam çfarë të flas për z.Mexhiti. Nuk dua të bëjë gabime, nuk dua ai të bëjë gabime. E ndjej dhimbjen shpirtërore se e kam pasur 22 vite, e kam marrë si fëmijë Izet Mexhitin”.
Ahmeti poashtu tha se asnjëherë nuk ka synuar të pasurojë partinë por ka punuar për shtetin pasi ka bërë për herë të parë kryeministrin shqiptarë në RMV.
“Shqiptarët i kam gjetur me zero dhe i lë me kryeministër shqiptarë, prandaj jam krenar dhe përsëri fitimtarë. Unë këtë punë nuk e kam bërë vet e kamë bërë me bashkëpunëtor”, tha Ahmeti.