Ballina Kronika “Babi ka vrarë mamin”, detajet tronditëse nga ngjarja në Greqi, vajza e...

“Babi ka vrarë mamin”, detajet tronditëse nga ngjarja në Greqi, vajza e shqiptares gjeti nënën të vrarë

Detaje të reja bëhen me dije nga mediat greke në lidhje me vrasjen e 40-vjeçares shqiptare Enkelejda Danaj.

Një banore në zonën e Menidit në Athinë ka treguar se vajza e viktimës shkoi në vendngjarje dhe pa nënën e saj të vdekur.

“Një vajzë e vogël erdhi, këtu në vendin e ngjarjes, dhe tha ‘ndoshta është nëna ime’ ndërsa ajo po qante dhe qante”, tregoi ajo.

“Ajo i tregoi një foto Policisë dhe kështu u identifikua si nëna e saj. Ajo tha se mamaja e saj nuk shkoi në punë sot dhe pasi ia tregoi fotografinë policisë, ajo u tha se babai i saj e kishte vrarë”, tha banorja.

Siç tregon ajo, vajza me siguri në atë moment ka qenë duke folur me vëllain e saj dhe i ka thënë: “Babi e ka vrarë mamin”. /vizionplus.tv

Detaje të reja bëhen me dije nga vrasja e 40-vjeçares shqiptare në Athinë.

Mediat greke shkruajnë se 40-vjeçarja Enkelejda Danaj, si në të shkuarën e afërt ashtu edhe një dekadë më parë, i është drejtuar tre herë autoriteteve dhe ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë në familje. Veçanërisht, denoncimi i parë është bërë më 3 prill 2013, ku gruaja ka denoncuar ndaj ish-partnerit të saj për shkelje të legjislacionit për dhunën në familje.

Më pas burri u arrestua dhe u dërgua në prokurori. Ankesa e dytë është bërë më 18 shtator 2022 ku viktima ka denoncuar tashmë ish-bashkëshortin për kërcënime, lëndim fizik dhe abuzim verbal. Burri u arrestua sërish dhe u dërgua në prokurori.

Në këtë pikë duhet theksuar se kishte një urdhër gjykate në bazë të të cilit burrit i ndalohej të jetonte me viktimën, por ajo e kishte lejuar që në vitin 2018. Ankesa e fundit është bërë më 7 maj 2024, sërish për dhunë në familje (kërcënimi, lëndimi trupor dhe abuzimi verbal).

40-vjeçares i është dhënë urdhër për ekspertizë mjeko-ligjore dhe i janë dhënë informacione, udhëzime dhe materiale të printuara, për të marrë, nëse dëshironte ndihmën e nevojshme materiale nga organet kompetente. /vizionplus.tv