Kryetari i Lëvizjes BESA dhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilalll Kasami, ka dorëzuar një deklaratë në Kuvend se heq dorë nga mandati i deputetit dhe kërkon që të mos verifikohet, transmeton Tetova News.
– Unë, Bilall Kasami, si kandidat i zgjedhur për deputet në Njësinë e Gjashtë të Zgjedhjeve Parlamentare 2024, me ndërgjegje të pastër dhe mendje të shëndoshë,i padetyruar nga askush, nën përgjegjësi të plotë morale, materiale dhe penale, deklaroj se heq dorë nga mandate im si deputet dhe kërkojë që ky mandat të mos verifikohet nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, thuhet në deklaratën e Kasamit të nënshkruar më 23 maj 2024, si pjesë e materialeve për seancën e nesërme konstituive të Kuvendit.
Kasami ka qenë kandidat për deputet nga Koalicioni VLEN.
Në seancën e parë të përbërjes së re parlamentare, e cila është caktuar të mbahet nesër nga ora 11:00, pika e parë e rendit të ditës është zgjedhja e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Verifikues të Kuvendit. Në seancë duhet të verifikohen mandatet e deputetëve, të zgjidhet kryetari, zëvendëskryetari, anëtarët dhe zëvendësit e tyre të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, si dhe kryetari i Kuvendit./TetovaNews
Video bonus: