Mediet greke kanë publikuar pamjet nga atentati i ndodhur mbrëmjen e sotme në Athinë.
Një shqiptar, 32 vjeç është vrarë me armë zjarri, ndërsa gruaja që udhëtonte me të ka mbetur e plagpsur.
Sipas informacioneve, një motoçikletë iu afrua makinës me të cilën udhëtonte çifti dhe qëlloi me breshëri plumbash.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30.
Burri me origjinë shqiptare ka vdekur në vend. Ndërkohë nuk ka detaje për identitetin e viktimës dhe gruas së plagosur.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivët e policisë të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe motivin e sulmit.