Ballina Aktualitet Mickoski: Qeveria do të bazohet në tre postulate: Integrimi evropian, zhvillimi i...

Mickoski: Qeveria do të bazohet në tre postulate: Integrimi evropian, zhvillimi i përshpejtuar ekonomik, lufta kundër krimit dhe korrupsionit

Pas takimit të mbajtur mes liderëve të VLEN-it dhe liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoskit dhe bashkëpunëtorëve të tij, Mickoski është deklaruar nëpërmjet një postimi në rrjetin social Fejsbuk.

“Sot është mbajtur takimi i VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it. Janë rënë dakord për parimet e përgjithshme të bashkëpunimit për qeverinë e ardhshme, të cilat do të bazohen në tre postulate: integrimi evropian, zhvillimi i përshpejtuar ekonomik, lufta kundër krimit dhe korrupsionit dhe sundimi i ligjit”, ka shkuar Mickoski.

Mickoski ka shtuar se është konstatuar se të dyja palët do të formojnë grupe punuese, në nivel të së cilëve do të vazhdojnë bisedimet deri në finalizimin e tyre.