Inflamimi i bajameve mund të mos jetë një gjendje e rëndë shëndetësore që mund të kaloni, por as më e lehta. Infeksioni mund të përhapet, mund të prekë veshkat, të përjetoni ethet reumatike e gjithçka shkaktohet nga një bakter shumë ngjitës i quajtur Streptococcus pyogenes ose Streptococcus grupi A. Trajtimi më i zakonshëm përfshin antibiotikët, por studimet kanë treguar se shumë përbërës natyral mund t’ju lehtësojnë simptomat dhe të rrisin sistemin tuaj imunitar për të luftuar infeksionin bakterial.
1. Vitamina D
Studimet kanë treguar se Vitamina D luan një rol të rëndësishëm në mbajtjen e sistemit imunitar të fortë. Sipas një studimi të fundit të publikuar në International Journal of Infections Diseases, ekziston një lidhje mes mungesës së vitaminës D dhe përsëritjes së problemeve të frymëmarrjes të shkaktuara nga bakteret e grupit A. Marrja e dozës së duhur të përditshme të vitaminës D mund t’ju ndihmojë në parandalimin inflamimit të bajameve e jo vetëm.
2. Çaj bimor
Çaji i kamomilit është i pasur me antioksidantë që mund të ndihmojnë në reduktimin e dhimbjes, ënjtjes dhe skuqjes. Çaji i luleradhiqeve është një ilaç tjetër shumë i mirë për grykët e qelbëzuara. Çajrat bimorë në tërësi luftojnë infeksionin duke i dhënë sistemit tuaj imunitar një nxitje.
3. Uthulla e mollës është një anti-bakterial natyral, në sajë të acidit acetik që përmban. Duke konsumuar një lugë nga kjo e fundit, ju ndihmoni organizmin tuaj të luftojë bakteret e rrezikshme duke inkurajuar rritjen e baktereve të dobishme. Përfitimet e uthullës janë të shumta pasi ajo vepron si një antibiotik natyral
4.Kripa Himalajes
Gargari me ujë me kripë mund të ndihmojë në uljen e ënjtjes dhe inflamacionin. Kjo kripë rozë rrit pH e gojës suaj për të krijuar një mjedis alkalik. Kjo e bën të vështirë që bakteret të mbijetojnë apo shumohen .
5. Vaji i mentes është një ilaç natyral për dhimbjet e fytit. Ajo përmban mentol, i cili shkakton një ndjesi ftohjeje në fyt dhe ka një efekt qetësues në trup. Thjesht shtoni 1-2 pika vaj mesteje në një gotë me ujë dhe pijeni.
6. Mjalti ka aftësinë për të krijuar një pengesë mbrojtëse për të parandaluar infeksionin. Ai gjithashtu ndihmon në nxitjen e sistemit imunitar falë antioksidantëve të shumtë.