Ballina Aktualitet Nesër presidenciale e parlamentare, Maqedonia e Veriut në heshtje zgjedhore

Nesër presidenciale e parlamentare, Maqedonia e Veriut në heshtje zgjedhore

Prej mesnatës, në Maqedoninë e veriut ka nisur heshtja zgjedhore e cila do të zgjasë deri të mërkurën në përfundim të votimeve për zgjedhjen e presidentit dhe parlamentin.

Sipas komisionit shtetëror të zgjedhjeve janë më shumë se 1milionë e 800 mijë qytetarë me të drejtë vote për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, por edhe për ato parlamentare.

Votimi zhvillohet në 3480 qendra votimi dhe të parët që do të votojnë do të jenë kategori të caktuara përfshirë të burgosur e të sëmurët. Nga diaspora mund të votohet vetëm për zgjedhjet presidenciale.

Në garë për president janë dy kandidatët e dalë nga raundi i parë, Gordana Siljanovska nga VMRO DPMNE dhe presidenti aktual Stevo Pendarovski nga LSDM, megjithatë mbetet për tu parë roli i votave të shqiptarëve të cilat edhe në zgjedhje të kaluara kanë qenë vendimtare.

Sa i takon zgjedhjeve parlamentare, njëra nga partitë në garë duhet të sigurojë shumicë votash ose të paktën 61 vende në parlament në të kundërt qeveria e re do të formohet përmes një koalicioni.

Elektorati shqiptar ka dy opsione në këto zgjedhje, të votojë për koalicionin Fronti Europian në krye me BDI-në dhe koalicionin e partive opozitare VLEN. /vizionplus.tv

@tn.lajmelokale
@tetovanews