Ballina Kronika Vodhi orë me vlerë 20 mijë euro në bagazhin e një udhëtari,...

Vodhi orë me vlerë 20 mijë euro në bagazhin e një udhëtari, arrestohet 24-vjeçari në aeroportin e Rinasit

Një 24-vjeçar është arrestuar sot në aeroportin e Rinasit në Tiranë.

Sipas informacioneve të policisë, i riu ka vjedhur një orë me vlerë prej 20 mijë eurosh, në një prej bagazheve të udhëtarëve.

Policia ka njoftuar se ora është sekuestruar, shkruan Abcnews.al, transmeton Paparaci.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Rinas, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, pas kallëzimit të depozituar nga një 30-vjeçar, se kushëririt të tij, i cili kishte udhëtuar nga Rinasi drejt Athinës, i kishin vjedhur një orë të kushtueshme të cilën e mbante në bagazhet e tij dhe vjedhjen e së cilës ai e kishte konstatuar në momentin kur kishte arritur në Athinë, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorit të dyshuar.

Si rezultat i veprimeve operative dhe procedurale të kryera nga Seksioni për Hetimin e Krimeve, u arrit të identifikohet si autor i kësaj vjedhjeje, me detyrë punonjës i sektorit të ngarkim-shkarkimit të bagazheve, në vendqëndrimin e avionëve. Në vijim të veprimeve u bë  arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit 24 vjeç, banues në Krujë, me detyrë punonjës për ngarkimin dhe shkarkimin e bagazheve, në aeroportin e Rinasit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua ora e dyshuar e vjedhur, me vlerë rreth 20 mijë euro”, thuhet në njoftimin e policisë.