Austria ka fituar me rezultat bindës ndaj Polonisë në ndeshjen e luajtur ditën e sotme.
Skuadra e Rangnick shënuan 3 herë për të siguruar 3 pikët që i mbajnë në lojë për kualifikim.
Të parët që kaluan në avantazh ishin austriakët me Trauner në minutën e nëntë.
Më pas Polonia shënoi golin e barazimit me anë të Piatek në minutën e 30-të.
Pjesa e dytë do të niste vrullshëm për austriakët të cilët shënuan dy herë, filimisht me Baumgartner dhe më pas me Arnautovic.
Ndeshja ishte e vlefshme për grupin D, për të cilin më vonë do të luhet sfida Francë-Holandë. /vizionplus.tv