Ballina Aktualitet Manifestimi për 1-vjetorin e Shoqatës Bjeshkatare „Tetova“ (VIDEO+FOTO)

Manifestimi për 1-vjetorin e Shoqatës Bjeshkatare „Tetova“ (VIDEO+FOTO)

Shoqata Bjeshkatare „Tetova“ ka organizuar sot (9 qershor 2024) manifestimin e një vjetorit të themelimit të saj . Manifestimi filloi me grumbullimin e anëtarëve dhe qytetarëve te teleferiku në ora 07:00, prej ku me automjete vazhduan rrugës për në Kodrën e Diellit, deri te guri i Sidollit nga ku u vazhdua rrugës për në stanet e Shipkovicës, ku u mirëpretën nga kryetari i shoqatës me fjalë rasti për mirëseardhje dhe shpjegim të rutës-shtegut.
Para nisjes të gjithë pjesëmarësve iu nda nga një kanatiere, çaj mali dhe ëmbëlsirë.
Në kthim për pjesëmarrësit nga ana e organizatorit do shtrohet drekë tradicionale.
Video nga Sheval Memishi