Ballina Aktualitet Përbërja e qeverisë së re më 18 qershor në Kuvend, VMRO-ja do...

Përbërja e qeverisë së re më 18 qershor në Kuvend, VMRO-ja do t’i shpallë emrat e ministrave të dielën

Mandatari për qeverinë e re Hristijan Mickoski njoftoi se përbërja e qeverisë së tij do të dorëzohet në Kuvend ditën e martë, ndërsa më herët të dielën Komiteti Qendror dhe Ekekutiv i VMRO-DPMNE-së do t’i konfirmojë emrat e ministrave të rinj. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në një ngjarje të BNJVL-së, Mickoski tha se në qeverinë e re do të jenë VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM, ndërsa në opozitë LSDM, BDI dhe E Majta, transmeton Portalb.mk.

“Unë nuk do të flisja në emër të partive të tjera politike dhe në emër të partnerëve tanë të koalicionit, ata do ta thonë vetë atë që duhet të thonë. Sa i përket koalicionit “Maqedonia juaj” dhe VMRO-DPMNE, ne kemi strukturë organizative, vertikale, që funksionon në bazë të statutit dhe normalisht, në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën. Këtë fundjavë, të dielën do të mbahet seanca e Komitetit Ekzekutiv dhe Qendror, vendimet e personelit do të prezantohen nga unë si mandatar, me biografinë e tyre. Pres që KQ dhe KE të prononcohen, dhe nëse prononcimi është pozitiv dhe i suksesshëm, të bëhet i ditur publikut. Lista zyrtare e Qeverisë së ardhshme, së bashku me programin e punës, do të dorëzohet në Kuvend më 18 qershor, e martë”, tha Mickoski.

Mickoski e ka marrë mandatin nga presidentja Gordana Siljanovska-Davkova më 6 qershor dhe ka afat prej 20 ditësh për të paraqitur programin dhe propozimin e përbërjes së qeverisë në Kuvend. Kuvendi cakton seancën për zgjedhjen e qeverisë së re brenda 15 ditëve nga marrja e propozimit dhe debati zgjat më së shumti dy ditë.

Kujtojmë se Kuvendi i Maqedonisë së Veriut me 88 vota “për”, 22 “kundër” dhe “asnjë” abstenim rreth orës 02:30 të mëngjesit të 8 qershorit ka miratuar ndryshimet e propozuara të Ligjit për Organizimin e Punës së Organeve të Administratës Shtetërore, me të cilat nga 16 do të bëhen 20 ministri. Këto propozime erdhën nga mandatari i qeverisë së ardhshme, kryetari i VMRO-DMPNE-së Hristijan Mickoski.

Përveç votave të deputetëve të shumicës (VMRO, VLEN, ZNAM) e cila pritet të formojë Qeverinë e re, votuan edhe deputetët e Frontit Evropian, të cilët përmes një njoftimi në orët e vona njoftuan se do përkrahin këtë ligj.

Кои ќе бидат идните министри и заменици министри од редовите на ВМРО-ДПМНЕ рече дека ќе соопштат в недела по закажаните седници на извршниот и централниот комитет. Мицкоски не кажа дали има некакви дилеми во однос на избраните кадровски решенија, но рече дека се додека партиските тела не го одобрат целосниот список, нема да ги коментира имињата кои се споменуваат за 13те ресори, меѓу кои и клучните од сферата на безбедноста и надворешната политика.

-Јас не би зборувал во името на другите политички партии и во името на нашите коалициони партнери, тие тоа што имаат да го кажат, ќе си го кажат самите. Што се однесува за коалицијата „Твоја Македонија “ и ВМРО-ДПМНЕ, ние сме структура која има организациска поставеност, вертикална.. Очекувам ИК и ЦК да се произнесат, а ако произнесување е позитивно и успешно, да бидат соопштени на јавноста. – Христијан Мицкоски – мандатар за состав на Влада

Викендов партиски одлуки за кадровските решенија и за коалицискиот договор со ВМРО-ДПМНЕ ќе носи и Движењето „Знам“ на Максим Димитриевски, кое ќе раководи со ресорите правда и јавна администрација. Од друга страна, кадрите на коалицијата „Вреди“ се веќе познати, во извршната власт влегуваат шестмина – Изет Меџити прв вицепремиер и министер за екологија, Арбен Фетаи ќе биде вицепремиер за добро владеење, Арбен Таравари министер за здравство, во социјална политика министер ќе биде Фатмир Лимани, Адмирим Алити за евроинтеграции и за економија Бесар Дурмиши. Очекувањата на новата владина коалиција се дека до среда или најдоцна четврток Владата ќе биде изгласана во Собранието, а наскоро ќе биде соопштен и коалицискиот договор за поделбата на директорските места.