Sonte (12 qershor), në orën 20.00, vjen premiera e shfaqjes “Pacienti i dr. Frojdit” me autor Miro Gavranin dhe regjisor Gent M. Çajanin.
Kjo vepër trajton problemet psiqike të shumë njerëzve të prekur nga traumat fëmijrore.
Është e rëndësishme të dijmë se çfarë problemesh na kanosen në jetën tonë të përditshme sepse po nuk hulumtuam për zgjidhje të problemeve tona, nuk do të shërrohemi kurrë dhe asnjëher nuk do të zgjedhim problemet. Por gjithçka duhet nisur nga zanafilla.
Ne si shoqëri kemi shumë pak njerëz që tentojnë ti shërojnë komplekset dhe problemet e tyre, sepse kemi ende njerëz që mendojmë se (po shkove në terapi psiqike, ti nuk je mirë).
Epo këto komplekse njerëzore duhen shëruar, prandaj po e vë në skenë pikërisht këtë problem, që ësht më se serioz nga se mendojmë.
Në shoqërinë tonë kemi shumë njerëz me çrregullime të tipeve të tilla, mirëpo nuk duhen quajtur sëmundje sepse me të vërtetë nuk ka gjë që nuk shërrohet, kuptohet nëse ne duam!
Doktor Frojd ësht mësuesi më i madh i të gjitha kohërave që meret me psikoanalizën e njeriut, andaj dhe trajton probleme të të gjitha llojeve, por ky problem na servohet në këtë vepër.
Të gjitha përpjekjet e doktorit për të shëruar personazhet janë të vërteta sepse “Hipnoterapia” (Hypnotherapy) ekziston dhe është shumë efikase…
Po të kthehemi mbrapa në kohë të gjithë do të kuptojmë zanafillën e problemeve tona, do të kuptojmë se pse gjërat janë ashtu siç janë!
– Tani le të flasim pak për vënien në skenë: Personazhet në fjalë janë Dr. Frojd , Hitler dhe Kristina.
Dr. Frojd është personazh që e njohim të gjithë, Kristina është e dashura e Hitlerit, dhe Hitler është figura më e errët në historinë e njerëzimit, prandaj dhe është futur si personazh këtu brenda tekstit, si personazh tepër autoritativ dhe i frikshëm, që na thot se edhe njerëz të tillë kanë probleme që ne as që mund ti imagjinojmë dhe jo rastësisht janë ashtu siç janë!
Personazhet janë fiktive me elemente komike.
Por ajo që duhet marrë parasysh janë problemet, një ose disa probleme që mund ti hasim brenda tekstit. Kuptoj dikujt mund ti duket tepër intime por këto jemi ne, njerëzit e kësaj bote në të cilën jetojmë dhe realiteti duhet pranuar ashtu siç është.