Kjo është tragjedia e dytë e ngjashme në Odesa të Ukrainës në një kohë të shkurtër
Dallgët e mëdha morën një vajzë tjetër në Detin e Zi të trazuar pranë Odesës!
Në videon rrëqethëse, shihet një vajzë duke ecur përgjatë skelës, e përmbytur nga dallgët e mëdha. Shihet se ajo është duke u mbajtur pas shtyllave, por një valë e rrëzon dhe në momentin tjetër një tjetër e tërheq zvarrë në ujë. Kërkimet për gjetjen e trupit të saj, sipas portalit Strana, janë ende në vazhdim.
Kjo është tragjedia e dytë e ngjashme në Odesë në një kohë të shkurtër.
Policja e re Aleksandra Oleščuk (20) u zhduk në Detin e Zi në fillim të qershorit. Aleksandra u tërhoq zvarrë nga një dallgë e madhe në detin e trazuar kur qëndroi në breg për të bërë një foto. Tmerri është kapur në kamera.
Ekipet e shpëtimit të Shërbimit të Emergjencave Shtetërore u kanë bërë thirrje edhe një herë qytetarëve që të respektojnë rregullat e sigurisë pranë detit.
– Mos harroni se një hap i gabuar mund t’ju kushtojë jetën – paralajmërojnë shërbimet e urgjencës./TetovaNews