Prokuroria Publike e Shkupit ka realizuar procedurë kundër 22-vjeçarit, për të cilin ekziston dyshimi se ka kryer veprën penale – shantazh, transmeton TV21.
Nga Prokuroria njoftojnë se i dyshuari, duke pasur synim të arrijë pasuri, ka shantazhuar një 20-veçare nga Shkupi që nëse nuk ia jep 300 euro, do të publikojë fotografi intime me të.
“I dyshuari, me qëllim që të arrijë pasuri të kundërligjshme, nëpërmjet rrjeteve sociale ka arritur kontakt me 20-vjeçaren nga Shkupi, të cilës i është prezantuar rrejshëm, kurse një kohë të gjatë e ka shantazhuar se nëse nuk ia jep 300 euro, do të publikojë fotografi intime me të.
E dëmtuara i ka paguar 150 euro, por ai ka vazhduar çdo ditë ta shantazhojë, dhe ajo e ka paraqitur rastin. Në vendin e dakorduar për t’ia dhënë një pjesë të parave, ai është kapur dhe privuar nga liria”, qëndron mes tjerash në njoftimin e Prokurorisë.
Të dyshuarit i janë shqiptuar masa të kujdesit.