Një dominim vërtet impresionues. Me fitoren e Europianit për meshkuj U-19 të dielën e kaluar, Spanja tani është mbajtëse e nëntë titujve në kompeticionet ndërkombëtare.
Dominimi i Spanjës shtrihet nga futbolli i të rinjve deri te futbolli profesionist dhe përfshin të dyja gjinitë. Ekipet kombëtare të Spanjës janë fitueset në fuqi të:
Kupës së Botës për femra (2023)
Europianit për meshkuj (2024)
Ligës së Kombeve të UEFA-s për meshkuj dhe femra (21024 dhe 2023)
Kupës së Botës për femra U-20 (2022),
Kupës së Botës U-20 -19, Euro, për meshkuj dhe femra (të dyja në 2024),
Kupës së Botës për femra U-17 (2022)
Euros për femra U-17 (2024)
Disa tituj që çimentojnë hegjemoninë spanjolle në futbollin europian dhe botëror dhe premtojnë një të tashme dhe të ardhme të lavdishme për iberikët.