Një 3 vjeçar ka vdekur në Rahovec pasi i kanë rënë dyert e oborrit.
Lajmin e konfirmoi drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.
Sipas informacioneve të para, dyshohet se aksidentalisht një derë e hekurt e mbështetur në muri është rrëzuar dhe ka goditur fëmijën.
“Rasti ka ndodhur dje në Rahovec. Fëmija i moshës 3 vjeçar ka qenë duke luajtur në oborr ku disa dyer që kanë qenë jashtë përdorimit janë rrëzuar dhe i kanë rënë atij. I njëjti me urgjencë është sjellur në Spitalin e Gjakovës ku edhe ka ndërruar jetë”, tha ai.
Portali Sinjali ka raportuar se ngjarja ka ndodhur në familjen Shala të qytetit të Rahovecit.
Rasti po hetohet si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
E RËNDË/ VDES 3- vjeçari në spital, e zunë poshtë dyert e oborrit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Spitalin Rajonal të Gjakovës, ku një fëmijë 3-vjeçar ka humbur jetën. Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, tha për mediat në Kosovë se fëmija ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimit nga rënia e dyerve të oborrit.
“Rasti ka ndodhur dje në Rahovec. Fëmija i moshës 3 vjeçar ka qenë duke luajtur në oborr ku disa dyer që kanë qenë jashtë përdorimit janë rrëzuar dhe i kanë rënë atij. I njëjti me urgjencë është sjellur në Spitalin e Gjakovës ku edhe ka ndërruar jetë”, tha Graishta.
Në raportin e policisë bëhet me dije se i mituri ishte sjell në spital me lëndime të rënda trupore, ku më pas mjeku ka konfirmuar vdekjen e tij.
“Në emergjencën e Spitalit Rajonal Gjakovë nga prindi është sjellur një fëmijë – viktimë mashkull kosovar i moshës tre vjeçar me lëndime të rënda trupore, ku mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Dyshohet se aksidentalisht një derë e hekurt e mbështetur nga muri është rrëzuar dhe ka goditur viktimën. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.