Ballina Kronika E rëndë në Itali/ Mbytet vogëlushja shqiptare, babai e kishte çuar në...

E rëndë në Itali/ Mbytet vogëlushja shqiptare, babai e kishte çuar në kamp

Jetmir Murati, 37 vjeç, i cili jeton në Itali kërkon drejtësi për vajzën e tij që u mbyt në një liqen ku kishte shkuar përmes një kampi veror.

“Dua drejtësi dhe të vërtetën, nuk mund të lini një 15 vjeçar të shikojë fëmijët. Syzet e vajzës sime ishin në çantë, ajo i hoqi para se të lahej. Ajo nuk ra rastësisht, nuk ishte vetëm”.

Janë thirrjet e të atit në mediat italiane pas humbjes së vajzës së tij 7-vjeçare.

“Vajza e vogël ishte jeta ime, çfarë doni t’ju them” shprehet teksa godet gjoksin e tij, Jetmir Murati, babai i Anisës së vogël që u mbyt në “biolake” Acquaviva të Caraglio, në zonën e Cuneos. “ E rrita atë për shtatë vjet. Më dhemb shumë”.

Në shoqërimin e rreth njëzet fëmijëve nga zona ku ajo banonte, mes tyre ishte edhe Anisa e vogël, me origjinë shqiptare. Ajo ishte me një ekip prej 7 argëtuesish shumë të rinj, vetëm dy prej të cilëve të rritur.

Dy ditë pas tragjedisë në liqenin e Bioparkut Caraglio, në zonën e Cuneos, menaxheri i bioparkit AcquaViva Roberto Manzi dhe drejtuesi i argëtimit të famullisë po hetohen për vrasje nga pakujdesia.

Është kthesa e parë konkrete në hetimet për vdekjen e shtatëvjeçares Anisa Murati, e cila u mbyt pasditen e së mërkurës në liqen.

Prokuroria ka caktuar si konsulent Federico Quaranta. Specialisti do të duhet të sqarojë dinamikën e saktë të vdekjes së vogëlushes shqiptare e cila u zhduk rreth orës 15.30 dhe u gjet rreth orës 18.00 e pajetë, në shtratin e liqenit pranë platformës së zhytjes, pasi zhdukja e saj ishte vënë re rreth orës 16:30.

Anisa ishte në një grup me dhjetëra fëmijë që kishin ardhur nga Lugina e Sturës. Udhëtimi u organizua nga qendra verore që ndodhet në famullinë Demonte, qyteti ku jetonte vogëlushja me familjen e saj. Shtatë kujdestarë, të gjithë vullnetarë shumë të rinj: vetëm dy prej tyre ata janë të rritur. E dyshuara është vajza përgjegjëse për grupin, tetëmbëdhjetë vjeçe.