Ballina Aktualitet Faton Hajrizi vritet në Serbi, mediat serbe publikojnë fotografi të Faton Hajrizit...

Faton Hajrizi vritet në Serbi, mediat serbe publikojnë fotografi të Faton Hajrizit të vrarë, të gjitha detajet nga vrasja e Faton Hajrizit: Fshihej në një fabrikë të braktisur, shtiu disa herë në drejtim të policisë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq tha se vrasësi i policit, Faton Hajrizi është likuiduar.

Ai ka thënë se vrasja e tij është kryer në afërsi të Lloznicës.

Ministri Daçiq ka dalë në vendin e ngjarjes.

Mediat serbe publikojnë fotografi të Faton Hajrizit të vrarë

Faton Hajrizi, i dyshuari kryesor për vrasjen dhe plagosjen e një polici serb është vrarë mesditën e Serbisë nga Policia e Serbisë.

Sipas raportimit të Infromer, Hajrizi kishte shtënë përsëri në drejtim të policisë por ai ishte qëlluar më pas për vdekje.

Një fotografi e cila pretendohet se shfaq Faton Hajrizin të vrarë është shpërndarë në rrjetin social Telegram.

Vërtetësia e kësaj fotoje nuk është konfirmuar akoma. Megjithatë, sipas informatave të dhënë në Telegram tregojnë se kjo foto është bërë disa momente pasi Hajrizi është qëlluar për vdekje.

E njëjta fotografi është publikuar edhe nga mediumi i afërt me pushtetin në Serbi, Informer.

Lajmin për vrasjen e Faton Hajrizit e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, i cili tha se vrasësi i policit është likuiduar.

Hajrizi dyshohej për vrasjen e policit 34-vjeçar serb, Nikolla Krsmanoviq dhe plagosjen e oficerit tjetër policor, Vjekoslav Iliq.

Detaje të reja nga vrasja e Faton Hajrizit: Fshihej në një fabrikë të braktisur, shtiu disa herë në drejtim të policisë

Faton Hajrizi u vra në një fabrikë të braktisur jo larg vendit ku 36 orë më parë vrau policin Nikolla Krsmanoviq dhe plagosi Vjekoslav Iliq.

Siç raportojnë mediat në Serbi, ai nuk ka pranuar të dorëzohet dhe ka qëlluar me një numër të madh të shtënash në drejtim të policëve serbë.

Siç shkruan mediumi Nova.rs, ai ka qëlluar në drejtim të efektivëve të policisë që e kanë rrethuar dhe ata kanë shpëtuar nga jelekët antiplumb dhe helmetat që kishin.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq tha se vrasësi i policit është vrarë.

Hajrizi, sipas informacioneve tona, është nisur për në Banjë të Koviljaçës, por nuk ia ka dalë, prandaj është fshehur në një kompleks të braktisur të fabrikës, ku prej vitesh fshihen mërgimtarët nga Presheva, në pritje të një “lidhjeje” për të ikur. Drina.

Hajrizi është shpallur sot në kërkim pasi është identifikuar si i dyshuari kryesor për ngjarjen në Lloznicë të mërkurën në mbrëmje.

Të shtënat me armë kanë ndodhur kur policët gjatë një kontrolli rutinë kanë ndaluar një automjet me targa turke. Në vend është gjetur një pasaportë e Kosovës dhe një letërnjoftim gjerman në emër të Artan Hajrizit.

Ministri serb Ivica Daçiq ka thënë se ka qenë sulm terrorist, andaj rastin e mori përsipër Prokuroria për Krim të Organizuar.

Ja si u kap Faton Hajrizi: U fut fshehurazi nëpër oborr, por u pa nga kamerat e sigurisë – më pas u lajmërua policia

Një mekanik, banor i Loznicës, thuhet ta ketë vënë re Faton Hajrizin përmes kamerave të dyqanit të tij e më pas i njëjti ka lajmëruar policinë për vendodhjen e tij.

Po ashtu, sipas banorëve të Loznicës, ai dje është parë në rrugën e fshatit duke kaluar nëpër oborre të shtëpive, shkruan Telegrafi.rs, transmeton Paparaci.

Faton Hajrizi është vrarë sot gjatë mesditës për shkak se i njëjti sipas autoriteteve serbe nuk ka pranuar të dorëzohet.

Hajrizi akuzohej për vrasjen e policit Nikolla Krsmanoviq (34) dhe plagosjen e kolegut të tij Vjekoslav Iliq (50).