Xhimi Bakaj vetëm 23-vjeç humbi jetën mbrëmjen e sotme pasi u qëllua me thikë nga 39-vjeçari Xhuliano Miho, për fajin e vetem se pse kishte nisur bashkëjetesën me ish-gruan e autorit.
Personi që shihni në foto është 23-vjeçari Bakaj i cili nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra nga goditjet e thikës së Mihos.
Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se ish-gruaja e Mihos me të cilën kishte dy fëmijë, ishte larguar nga banesa pak kohë më parë dhe kishte nisur bashkëjetesën me 23-vjeçarin.
Ndërkohë që takimi i sotëm në rrugë mes dy “rivalëve në dashuri” ka rezultuar fatal për 23-vjeçarin Bakaj.
Pas një sherri verbal mes tyre Miho ka nxjerrë thikën dhe eka goditur tre herë. I riu u dërgua menjëherë në spital por nuk mundi të mbijetojë ëpr shkak të plagëve të marra.
Njoftimi:
Rreth orës 21:00, në rrugën “Ramiz Aranitasi”, shtetasi Xh. M., 39 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin Xh. B., 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.
Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin Xh. M., dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. /Vizionplus.tv/