Riat Aliu, është emëruar ushtrues detyre kryeshef i Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë. Aliu ka përvojë 20 vjeçare në polici, fillimisht si pjesë e uniformës, ndërsa më vonë edhe si inspektor në antidrogë, dhe së fundmi si inspektor i lartë në sektorin e krimeve të përgjithshme.
Riat Aliu, vjen në këtë pozitë të cilën deri më tani e ka mbajtur Shefik Bajrami, që kur u emërua në dhjetor të vitit të kaluar.
Rijat Aliu merr detyrën me vendim të Ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ndërsa paraprakisht ishte këshilltar i lartë i tij në Qeverinë teknike. Riat Aliu sot mori detyrën nga paraardhësi i tij, Shefik Bajrami.