Faton Hajrizi dyshohet se u fsheh në një fabrikë të braktisur në Lloznicë dhe në përpjekje për të kaluar kufirin nga Serbia për në Republikën Serbe të Bosnjës, ai u vra sot rreth dy-tri kilometra larg kësaj fabrike.
Siç shkruajnë mediat serbe, ai u vra në shpatet e Malit të Guçevës, një vend në afërsi të Lloznicës.
Miroslav Milutinoviq, banor i fshatit Militinoviq, tha sot se mbrëmë ka dëgjuar lehjen e qenve dhe ka dyshuar se ata po reagojnë ndaj njerëzve.
“Ka ndodhur që andej kalonin mërgimtarët, duke shkuar në rrugën e kodrave dhe të malit. Qentë u qetësuan, por sot ishte rrugës kunata dhe na tha se një burrë i panjohur e pyeti në anglisht: “Ku është Mali i Zi”. Ajo nuk e njohu në atë moment dhe iu përgjigj. Ai u largua, ajo nuk vuri re asgjë, por daja që ishte aty i tha: mirë, ky është ai i televizorit. Ai ishte shumë i ftohtë”, tha banori serb.
Pastaj, banorët kanë lajmëruar policinë.
Faton Hajrizi ishte i dyshuari kryesor për vrasjen e një polici dhe plagosjen e një tjetri në Lloznicë të Serbisë të mërkurën në mbrëmje.